Ekonomia

Kredia e BB në nxitjen e IHD-ve, zhvillimit të SME-ve, hapjen e vendeve të reja të punës

Miratimi nga Banka Botërore të Kornizës së Partneritetit me Shqipërinë, 2015-2019 me programin e huadhënjes të 1,2 miliardë usd, vlerësohet mbështetje e fortë për reformat dhe modelin e ri ekonomik që ka vendi.

Burime të ministrisë së Zhvillimit Ekonomik shprehen se ky fond bën të mundur avancimin e reformave dhe masave që ka nisur qeveria në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm dhe modelit të ri ekonomik, ecurinë e reformave në shërbim të qytetarëve dhe sundimit të ligjit.
Në bashkëpunim me Bankën Botërore po punohet për zhvillimin e disa sektorëve kyç të ekonomisë, si turizmi, energjia, arsimi profesional, bujqësia, prodhimi, manifaktura dhe eksportet “Made in Albania”.

Programi 5-vjeçar për këtë ministri, synon mbështetjen e sektorit privat, me objektiv, rritjen e konkurrueshmërisë, krjimin e vendeve të reja të punës, të cilat vjet, u rritën 10%. Kjo rritje, sipas burimeve, përbën një rekord, krahasuar me 20 vitet e fundit.

Brenda muajit qershor do të miratohet një paketë ligjore në Kuvend, që lidhet me një sërë ndryshimesh për marrëdhëniet mes sektorit privat dhe publik për koncesionet, mbështetjes së sipërmarrjeve të vogla, tërheqjes së investimeve të huaja të drejtpërdrejta, zhvillimi i Zonave Ekonomike dhe Teknologjike, ligji i turizmit që mbështet industrinë e turizmit, që afron garanci maksimale juridike për investitorët e huaj, zhduk morinë e burokracive administrative.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button