Ekonomia

Kredia për investime u rrit me 1.3%

Kredia për investime ka shënuar rritje progresive pozitive. Shoqata Shqiptare e Bankave, bën të ditur se, në fund të muajit Janar, kredia për investime e bizneseve arriti vlerën e 201 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 1.3%.

banka-kredileri-320x240Kredia për investime përfshin kredinë për blerje të makinerive dhe pajisjeve, si dhe atë për blerje të pasurive të paluajtshme nga bizneset. Ekspertët e ekonomisë shprehen se, rritja e treguesit të kreditimit për investime është një faktor i rëndësishëm që reflekton për ecurinë e investimeve private në ekonomi e vendit.Sipas tyre, përmirësimi i klimës së biznesit dhe kthimi në vlera pozitive i kredisë tregon një frymë pozitive për sa i takon projekteve të reja të sipërmarrjes në ekonomi. Banka e Shqipërisë në raportin e saj të fundit mbi politikën monetare, nënvizoi se institucioni qendror bankar në vend mbetet i angazhuar në politikat liberate për nxitjen e kreditimit në tërësinë e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button