Politika

Krerët e ASHE-së në deklaratë, Rama: Fushata më korrekte në histori

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta kanë mbajtur paraditen e së premtes një deklaratë të përbashkët për shtyp, në të cilën kanë folur për fushatën elektorale dhe pritshmëritë e tyre nga zgjedhjet e 21 Qershorit.

Kryeministri Rama, në fjalën e tij, ka nënvizuar se kjo ka qenë fushata më e qetë, në të cilën nuk janë përfshirë për herë të parë, sipas tij, punonjësit e administratës për të mbushur sheshet e mitingjeve.

“Këto janë zgjedhjet më të pandikuara nga pushteti. Gjatë fushatës nuk është mbyllur asnjë shkollë dhe nuk ka pasur asnjë urdhër që nxënësit dhe mësuesit të mbushin sheshin. Edhe administrata e shtetit, në asnjë rast, është vendosur në shesh për të qenë e pranishme në mitingje. Po ashtu, edhe ushtria shqiptare nuk është përfshirë në asnjë fushatë si në zgjedhjet e kaluara”, ka deklaruar Rama.

Ai ka theksuar se në këtë fushatë nuk është prekur as buxheti i shtetit, që sipas tij, në zgjedhjet e kaluara ishte kthyer në një gropë borxhesh për shkak të qëllimeve elektorale.

“Shpenzimet nga buxheti nuk u frynë e as u deformuan për shkak të fushatës. Një shqetësim ky i krijuar në të shkuarën, kur për shkak të gropave që hapeshin për shkaqe elektorale u krijua një gropë e madhe borxhesh”, ka thënë Rama.

Ai ka shtuar se, edhe OSHEE gjatë kësaj kohe ka vijuar punën dhe aktivitetin e saj si një kompani që nuk është pjesë e fushatës. Sa u përket konstatimeve për përfshirje të fëmijëve në evente elektorale, shefi i qeverisë ka dhënë këtë sqarim:

“Konstatimet se fëmijët përdoren për fushatë nuk qëndron, sepse nuk di ndonjë metodë se si mund të rrethohen vendet ku zhvillohet fushata dhe të pengojnë fëmijët të bashkohen me një turmë njerëzish në mitingjet elektorale, apo në sheshet e qyteteve të vogla, ku mblidhen të gjithë. Nuk ka përdorim të fëmijëve në fushatë. Është thjesht një përzgjedhje e natyrshme për një aktivitet dhe e pashmangshme. Gjithashtu, nuk mund të ndalosh të rinjtë që të veshin një bluzë me LSI-në apo PS-në”, ka thënë Rama.

Ndërsa lidhur me blerjen e votave, ai ka thënë se, “kemi vetëm një konstatim konkret, ai nga ana e kryetarit të Bashkisë së Vorës”, ka shtuar Rama.

Nga ana e tij, kreu i LSI-së, Ilir Meta, deklaroi se kjo ishte një “fushatë e qetë dhe e kulturuar”.

Meta bëri thirrje edhe për pjesëmarrje masive nga të gjithë qytetarët: “Pjesëmarrja është e domosdoshme, në mënyrë që askujt të mos i mbetet merak që nuk u bë pjesë e këtij momenti historik. Ai që nuk voton, nuk ka të drejtë të ankohet në të ardhmen”.

“Është e rendësishme që të gjithë të votojnë në mënyrë të lirë, të gjithë vëzhguesit e komisionerët të garantojnë proces normal dhe qytetarët të denoncojnë çdo lloj presioni apo tentativë për blerje vote”, deklaroi Meta.

Kreu i LSI-së shtoi se për Aleancën për Shqipërinë Europiane ka rëndësi standardi i zgjedhjeve, jo rezultati.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button