Ekonomia

Gjiknuri: Beteja ndaj abuzuesve me energjinë po jep rezultat

Damian-Gjiknuri-ne-Kuvend-320x235“Beteja ndaj abuzuesve ka nisur të japë rezultat dhe arrestimi i disa punonjësve të Operatorit të Shpërndarjes po jep efekt të madh për parandalimin e fenomenit, sepse kjo vjedhje nuk bëhet e izoluar, por me ndihmë të punonjësve brenda sistemit”, tha sot në Kuvend ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri. Ai pohoi se, aksioni do vijojë dhe do të eliminohet abuzimi me lidhjet e paligjshme të energjisë.
Duke u ndalur në aksionin e përbashkët me Policinë e Shtetit që ka nisur së fundi për pagesat e energjisë elektrike të faturuar kudo dhe prerjen e lidhjeve të paligjshme, Gjiknuri njoftoi ngritjen e një strukture të pavarur kontrolli.
“Do të kemi shumë shpejt një degë të pavarur që do të investigojë cdo abuzues ndaj energjisë, pasi ka qytetarë që kanë vila të mëdha, por paguajnë si të varfërit”, tha Gjiknuri. Ai solli në vëmendje si shembull “një nga eksponentët e opozitës”, ish-drejtorin e Qytetit Studenti, Bujar Brovina, banesa e të cilit rezultoi më tre lidhje të paligjshme në furnizimin me energji elektrike.
Ministri deklaroi se vetëm këto ditë janë futur në burg për shkelje të ligjit 112 persona, kryesisht biznesmenë, që u gjendën në vjedhje të energjisë elektrike dhe akuzoi opozitën që sipas tij, “është e shqetësuar”.
Ministri akuzoi politikat që ndoqi qeveria e djathtë ndaj problemit të madh të energjisë, ku për pasojë, ndër vite krijoi një gropë të madhe financiare për buxhetin e shtetit, sepse energjia u konsiderua si “mall pa zot” dhe fenomeni i vjedhjes u rëndua akoma më shumë ndër vite nga amnistitë për këtë qëllim.
“Jemi të vendosur se nuk do preken familjet në nevojë nga ristrukturimi i i cmimit të energjisë elektrike, që pritet të ndërmarrë ERE”, tha ministri i MEI-t.
Ministri dha detaje të aksionit që ka nisur në gjithë vendit, ku vetëm në këto pak ditë ka rritje mbi 50% të arkëtimeve cdo ditë.
“Nuk ka betejë më të ndershme se beteja e njerëzve të ndershëm, vetëm me agjenci ligjzbatuese mund të arrijnë tek ligjshmëria”, tha Gjiknuri, me bindjen se tashmë ekziston baza ligjore që jep denim penal për hajdutin.
Ministri e quajti “të mbyllur” kapitullin me CEZ-in dhe gropën e krijuar nga privatizimi i keq, që la pas një kosto në total prej mbi 1 miliardë usd e ku mbi 100 milionë euro cdo vit humbje ka krijuar gropa e sektorit të energjisë. Sipas tij, “janë para që u hiqen familjeve të ndershme shqiptare”, ndërsa Sistemi i Shpërndarjes ka nevojë për investime serioze. “Në vitet 2011-2013 u rrit shumë borxhi i KESH-it ndaj bankave. Nga 72 milionë usd në vitin 2011, borxhi u rrit në 280 milionë usd dhe me marrëveshje të fshehta. Humbjet nga 34% para privatizimit të Shpërndarjes arritën në 45% në periudhën 2012-2013″, tha ministri.
Gjiknuri deklaroi se falë forcimit të kontrolleve këta muaj, u arrit të arkëtohen 59 milionë usd nga faturimi i energjisë ndërsa uljet në fund të muajit shtator arritën 31%. “Deri në fund të vitit arritjet do të jenë në përmirësim të mëtejshëm”, tha ministri i MEI-t, Damian Gjiknuri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button