Politika
Kreu i PS në Leskovik kallëzon penalisht Alibeajn
Kreu i PS në Leskovik, njëherazi administrator i kësaj njësie, ka depozituar në Prokurorinë e Korçës një kallëzim penal për ish-ministrin Enkelejd Alibeaj.
Kallëzimi ka ardhur pas akuzave për përfshirjen e tij në incidentin e ndodhur në Ersekë mes një biznesmeni dhe drejtorit të ujësjellësit, Oresti Malushi.
Sergei Peshtani ka deklaruar se ai ka paditur për shpifje Alibeajn, ndërsa do të kërkojë dëmshpërblim në vlerën 1 lek, pasi ndaj tij janë hedhur akuza të pabaza dhe të përdorura politikisht.