Ekonomia

Kreu i SOCAR Balkan: Shqipëria të ngrejë sa më shpejt strukturat e gazit

Kompania shtetërore azere e gazit SOCAR do të jetë zyrtarisht konsultuesja teknike për projektin Ionian Adriatic Pipeline (IAP). Murad Heydarov, kreu i SOCAR Balkan, tha se tashmë është shpërndarë një raport fillestar për fazën e parë të projektit, ku përfshihen propozimet specifike.
“Kjo është faza e parë dhe ajo ka të bëjë me ndërlidhjen që IAP do të ketë me TAP (Trans Adriatic Pipeline) në territorin shqiptar, në një qytet industrial”, tha Heydarov.
Ai shtoi se procesi i hartimit të studimit të fizibilitetit do të zgjasë një vit dhe do të ketë specifikat teknike.
Azerbajxhani dhe Shqipëria kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi për të bërë të mundur që qeveria të ndihmohet në zhvillimin e tregut të gazit.
Ky proces është pjesë e memorandumit. Një konsulent i veçantë po përgatit masterplanin e gazit, por SOCAR është pjesë e komitetit për zbatimin e tij. Çështja e financimit do të trajtohet në një moment të dytë. Masterplani po përgatitet përmes granteve të BE-së, ndërsa arritja e rezultateve konkrete është çështje tjetër. Ne do zgjidhim këtë çështje së bashku me Komisionin Europian, si dhe organizata të tjera që do të shërbejnë si donatorë. Çështja do të trajtohet në vazhdimësi, përgjatë këtij viti”, tha z. Heydarov.
Ai tha se për të vazhduar punën më tej, Shqipërisë i duhet një operator për rrjetin e transmetimit, gjë të cilën vendi nuk e ka.
“SOCAR do t’i ofrojë asistencë këtij operatori”, tha kreu i kompanisë “SOCAR Balkan”. “Nevojitet gjithashtu një kompani që do të blejë dhe të shesë gas. Nga ana tjetër duhet sa më shpejt që të jetë gati edhe plani kombëtar për furnizimin e vendit me gaz”.
“Do të duhet të përcaktohet edhe se si do të bëhet furnizimi me gaz për vendin. Për shembull: Në zonat malore, po përdoren burimet hidrike për furnizimin me energji elektrike. Ndoshta nuk do të jetë e nevojshme që të shtrihet rrjeti i gazit në të gjithë territorin e Shqipërisë”.
Ai shtoi se zhvillimi i projektit IAP, si dhe ai i zhvillimit të tregut në gazit në Shqipëri dhe në Mal të Zi janë dy procese të ndërlidhura.
“Shtrirja e rrjetit të brendshëm në Shqipëri mund shërbejë si prototip për të ardhmen e IAP. Nga ana tjetër, projekte të tjera në këtë territor mund të integrohen me të gjithë projektin në tërësi. E njëjta gjë vlen edhe për Malin e Zi”, tha Heydarov.
Për Malin e Zi, studimi i fizibilitetit tashmë ka përfunduar. “Përfundimi është i qartë: Zhvillimi i sistemit të brendshëm të transmetimit të gazit mund të jetë vetëm pjesë e IAP. Nuk ka kuptim që të zhvillohen dy procese paralelisht. Ne besojmë se IAP dhe zhvillimi i procesit të zhvillimit të tregut të gazit në Mal të Zi dhe në Shqipëri duhet jenë pjesë e Korridorit Jugor të Gazit”.
Parashikohet që gazsjellësi IAP do të bashkohet me TAP i cili do të furnizojë me gaz nga Azerbajxhani Europën, në qytetin e Fierit.
IAP do të bëjë të mundur që  furnizuesit e gazit ta dërgojnë atë në shtete të ndryshme të Europës Juglindore.
Gjatësia e tij do të jetë 526 km do të kalojë nga Shqipëria, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina dhe do të përfundojë në Kroaci.
Kapaciteti fillestar është menduar të  arrijë në 5 mld metër kub gaz në vit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button