roze

Kristen Stewart hyn në histori, e para aktore amerikane që merr çmim “Cesar”

Kristen Stewart bëhet aktorja e parë amerikane që fiton një çmim “Cesar”, ekuivalenti francez i çmimeve “Oscar”.

1424522869stewart21023Ajo mori çmimin aktorja më e mirë joprotagoniste për rolin e saj në dramën “Clouds of Sils Maria”.

Pas pranimit të çmimit, aktorja amerikane bërtiti në skenë, “I Love You Juliette”, duke iu drejtuar aktores Juliette Binoche, me të cilën luan në film, ndërsa më pas vlerësoi regjisorët francezë.

“Regjisorët në Francë bëjnë filma për të tjera arsye nga ato që bëjnë regjisorët në Hollywood dhe të jem e sinqertë, këtu më pëlqen pak më shumë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, fituesi i madh i mbrëmjes ishte filmi “Timbuktu” që mori shtatë çmime, përfshirë atë të filmit më të mirë dhe regjisë më të mirë.

Regjisori i filmit, Abderrahmane Sissako e quajtu Francën një vend të mrekullueshëm dhe vlerësoi përgjigjjen e dhënë ndaj terrorizmit dhe sulmeve terroriste të muajit të kaluar. “Nuk ka luftë qytetërimesh, është takim qytetërimesh”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button