🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 110.27 ▼1.14%
ARI 4,716 ▲0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,608 ▲ +3.78% ETH $2,149 ▲ +5.06% XRP $1.3506 ▲ +3.9% SOL $82.4600 ▲ +3.26%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 110.27 ▼1.14 % ARI 4,716 ▲0.77 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 110.27 ▼1.14 % ARI 4,716 ▲0.77 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
roze

Kristen Stewart mbron të burgosurit e Guantanamos

stewart-solderAktorja Kristen Stewart ka lënë jo pak persona të habitur, kur në një intervistë për “Daily Beast” ka deklaruar se terroristët në Gjirin e Guantanamos janë keqkuptuar dhe se në Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara anëtarësohen vetëm torollakët.

Stewart është pyetur në lidhje me filmin e saj të ri, “Camp X-Ray”, që ilustron jetën e një ushtareje të thjeshtë që punon si gardiane në burgun e Guantanamos në Kubë.

E rrethuar nga xhihadistë, ajo bëhet dëshmitare e një realiteti të dhunshëm e mizor dhe zë miqësi me një të dyshuar për terrorizëm. Më pas ajo vë në dyshim edhe rolin e saj në ushtrinë amerikane.

“Fillimisht ajo mendon ‘Ata bënë 11 shtatorin, ata janë të këqinj, në djall vafshin, unë do bëj punën time’. Por më vonë ajo nuk mund ta pranojë realitetin që sheh dhe nuk mund të jetë e qetë me atë që ndodh”, ka treguar Stewart.

Personazhi i saj, Amy Cole, anëtarësohet në radhët e ushtrisë në shenjë patriotizmi pas sulmeve të 11 shtatorit 2001. Por personalisht Stewart duket se për forcat e armatosura ka një konsideratë të ulët.

“Amy është e thjeshtë, jo shumë e zgjuar dhe jo shumë sociale. Por ajo është njeri i mirë. Kështu që nëse hedh firmën dhe regjistrohesh, vesh një uniformë dhe më pas fshin atë që je, atëherë nuk mund të konsiderohesh më vetëvetja”, ka thënë Kristen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.