Kriza greke në Venecia/ Pritet çmim për filmin e regjisorit Gavras mbi librin e Varoufakis
Filmi, përfshin edhe një skenë të një konference të shumëdiskutuar shtypi mes Varufakis dhe ish-shefit të Eurogrupit, Jeroen Sijsselbloem, që i kish’ pëshpëritur në vesh: “Ti sapo vrave Trojkën”, dhe Varufakis, ishte përgjigjur me një “uau”.
“Përtej qëllimit të produksionit, që është diçka e rrallë në Greqi, regjisori dhe ekipi i tij janë profesionistë të jashtëzakonshëm dhe vetë ai është një nga njerëzit më të ngrohtë që kam takuar ndonjëherë. Në atë periudhë ku zhvillohet filmi, kur Syriza sapo kish’ ardhur në pushtet dhe Varufakis ishte ministër financash, ne të gjithë u plakëm me 10 vite. U thinjëm. Ishte një periudhë shumë intensive me shumë ankth…” tha Christos Loulis, aktor në rolin e Varufakis-it.
Përgatitjet kanë nisur në Venecia për hapjen e festivalit të 76-të të filmit, ku Luani i Artë për filmin më të mirë do të akordohet më 7 shtator.


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.