☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.16 ▲0.3%
ARI 4,790 ▼0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $72,566 ▲ +1.98% ETH $2,220 ▲ +1.28% XRP $1.3608 ▲ +1.11% SOL $84.8400 ▲ +2.6%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.16 ▲0.3 % ARI 4,790 ▼0.58 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.16 ▲0.3 % ARI 4,790 ▼0.58 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Bota

Kriza ndikon në buxhetin e BE-së, Von der Leyen kërkon ndihmë: Duhen 66 miliardë euro

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i kërkoi donatorëve 66 miliardë euro më shumë për buxhetin e BE-së.
Për shkak të situatës ekonomike, ajo paraqiti propozimin për rishikimin e buxhetit shumëvjeçar të BE-së.

“Ne jemi në një kontekst krejtësisht tjetër krahasuar me vitin 2020 dhe këto kriza kanë ndikuar në buxhetin tonë, ne e kemi ezauruar fleksibilitetin e tij. Na është dashur t’u japim prioritete të reja fondeve tona”, tha Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian.

Këto financime përfshijnë një ndihmë prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën gjatë katë viteve të ardhshme.

“Ne vijmë sot me një propozim shumë të synuar dhe të kufizuar për domosdoshmërinë absolute. Ka tre tema: e para është Ukraina, e dyta është migrimi dhe sfidat e jashtme dhe e treta është ruajtja e konkurrencës sonë”, shtoi më tej ajo.

Një problematikë shqetësuese mbetet edhe emigracioni, për të cilën Von der Leyen shprehu se duhen përgjigje të shpejta.

Një pjesë e fondeve që kërkohen, saktësisht 15 miliardë euro do të përdoren për vendet e prekura nga emigracioni i paligjshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.