☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 07 August 2026
S&P 500 7,748 ▲0.49%
DOW 53,967 ▲0.15%
NASDAQ 26,620 ▲1.03%
NAFTA 78.43 ▲1.47%
ARI 4,393 ▲2.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
₿ CRYPTO
BTC $64,964 ▲ +0.33% ETH $1,916 ▼ -0.02% XRP $1.0249 ▼ -2.14% SOL $73.7600 ▲ +0.4%
S&P 500 7,748 ▲0.49 % DOW 53,967 ▲0.15 % NASDAQ 26,620 ▲1.03 % NAFTA 78.43 ▲1.47 % ARI 4,393 ▲2.18 % S&P 500 7,748 ▲0.49 % DOW 53,967 ▲0.15 % NASDAQ 26,620 ▲1.03 % NAFTA 78.43 ▲1.47 % ARI 4,393 ▲2.18 %
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
07 Aug 2026
Breaking
Bota

Kriza në Mbretërinë e Bashkuar! Analiza: Si do të vazhdojë drama politike e Keir Starmer?

Për kryeministrin britanik Keir Starmer situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Prej muajsh presioni ndaj kreut të Partisë socialdemokrate Labour është në rritje, tani ai është më i madh se kurrë. Starmer deri më tani ka refuzuar me këmbëngulje të japë dorëheqjen. Nëse do të rrëzohet, mbetet e paqartë, por kriza po thellohet. Ndërkohë, tashmë po qarkullojnë edhe emra të mundshëm pasuesish.

Një javë pas rezultatit tejet të dobët në zgjedhjet lokale dhe rajonale, ministri i Shëndetësisë, Wes Streeting dha dorëheqjen në shenjë proteste ndaj kryeministrit. Rreziku më i madh për Starmer mund të vijë nga rivali i tij brenda partisë, Andy Burnham, i cili po konsiderohet si sfidues i liderit të lëkundur. Po ashtu, kryebashkiaku i Mançesterit; Burnham ka paralajmëruar se do të tentojë të hyjë në parlament.

Çfarë kritikash ka ndaj Starmerit?

Kryeministri britanik kritikohet ndër të tjera për rezultatet e dobëta të partisë së tij në zgjedhjet lokale dhe rajonale javën e kaluar në Britaninë e Madhe. Megjithatë, kërkesa për dorëheqjen e tij kishte pasur edhe më herët – mes të tjerash për emërimin e vitin e kaluar të të afërmit të Epstein, Peter Mandelson, si ambasador në SHBA. Qeveria laburiste, e drejtuar nga Starmer, është në qendër të kritikave edhe për ekonominë e dobët, kostot e larta të jetesës dhe shërbimin publik të amortizuar. Votuesit e akuzojnë atë se nuk i ka përmbushur premtimet e bëra gjatë fushatës zgjedhore.

Pritej që me dorëheqjen e ofruar, ministri i Shëndetësisë Streeting ta sfidonte drejtpërdrejt kryeministrin Starmer për drejtimin e partisë. Por kjo deri më tani nuk ka ndodhur. Starmer duket se ende po arrin të mbahet në postin e tij. Por nëse do të pasonin dorëheqje të tjera nga kabineti, situata për Starmer do të bëhej më e vështirë. “Problemi i madh i Starmerit”, sipas analizës së gazetarit të Sky News, Sam Coates, është mungesa e mbështetjes në grupin e tij parlamentar, e pa të ai nuk mund të qeverisë: “Kjo nuk mund të vazhdojë më gjatë kështu.”

Si rrezik i mundshëm për të konsiderohen ministrja e Brendshme Shabana Mahmood dhe ministri i Energjisë Ed Miliband, të cilët, sipas raportimeve mediatike, thuhet se janë shprehur për një largim të parakohshëm të kryeministrit. Nëse ministrja e Brendshme do të jepte dorëheqjen, kjo ka shumë gjasa të shënonte fundin e epokës së Starmerit.

Kush mund ta pasojë Starmerin?

Ish-ministri ambicioz i Shëndetësisë, Streeting, konsiderohet si kandidat i dytë i fortë për garën për drejtimin e partisë. Brenda Labour-it ai i përket krahut të djathtë, ndërsa në kampin e majtë të partisë shihet pothuajse me armiqësi.

Më shumë gjasa i atribuohen kryebashkiakut të Mançesterit, Andy Burnham. Ai konsiderohet aktualisht si politikani më i popullarizuar laburist në vend dhe kështu konkurruesi më i fortë i Starmerit. Burnham u largua nga parlamenti rreth dhjetë vjet më parë, pasi dështoi në përpjekjen për të marrë drejtimin e partisë. Deputeti laburist Josh Simons ndërkohë ka hequr dorë nga mandati i tij në favor të Burnhamit. Kjo i hap tani rrugën Burnhamit të kandidojë për një vend në parlament – një kusht i domosdoshëm për të kandiduar si kryeministër.

Së fundi, në skenë është futur edhe ish-zëvendëskryeministrja Angela Rayner. 46-vjeçarja nga krahu i majtë i partisë kishte dhënë dorëheqjen në shtator të vitit të kaluar për shkak të një afere tatimore. Më parë ajo konsiderohej si figura kryesore e krahut të majtë të Labour-it.

Pse Burnham mund të jetë kaq i rrezikshëm për Starmerin?

Prej muajsh, Burnham shihet si i preferuari i krahut moderat të majtë. Si kryebashkiak i Mançesterit, 56-vjeçari ka ndërtuar reputacionin e një politikani praktik dhe të afërt me qytetarët. Ndryshe nga Starmer, ai shihet si një vizionar i guximshëm./DW

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.