Ekonomia

Kroacia ofron 50 mijë euro ndihmë Shqipërisë për përmbytjet

Qeveria e Kroacisë mori vendimin të dërgojë 50 mijë euro ndihmë për popullin shqiptarë të rrezikuar nga përmbytjet dhe një sasi të caktuar  mallrash , raporton korrespondenti i Anadolu Agency (AA).

permbytje4Qeveria ka pranuar propozimin e ministres së Jashtme të Kroacisë, Vesna Pusiç, për dërgimin e ndihmës humanitare Shqipërisë e cila është goditur nga përmbytjet e rënda në jug të vendit. Pusiç shpjegoi se Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë ka dërguar kërkesë për ndihmë për shkak të përmbytjeve që kanë përfshirë këtë vend.

Pusiç ka thënë se në Shqipëria në këtë moment janë evakuuar rreth 600 familje dhe janë dëmtuar  rreth 1.000 shtëpi. Ajo deklaroi se në Shqipëri pritet përkeqësimi i situatës.

Pusiç propozoi që në Shqipëri të dërgohen të holla dhe mallrat. Nga fondi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane (MVEP) të parashikuara për këtë lloj të ndihmave do të paguhen 50 mijë euro. Përveç kësaj, në Shqipëri do të dërgohen 50 batanije, 50 qese për gjumë dhe 100 tenda.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button