Kryebashkiaku i Londrës, Sadik Khan: Zjarri në kullën 27 katëshe ishte një ‘incident i madh’,
Londra është tronditur dhe shokuar nga zjarr masiv që përfshiu një bllok të një kulle 27 kate në Perëndim të Londrës. Kryebashkiaku i Londrës, Sadik Khan, këtë ngjarje e ka shpallur si ‘incident i madh’. Zjarri shpërtheu pak para orës 01:00 të mesnatës së mërkurës në Grenfell Tower në rrugën Latimer, pranë Notting Hill, transmeton.
Kulla është të paktën 27-katëshe dhe përmban 120 apartamente. 200 zjarrfikës kanë luftuar me flakën me rreth 40 motor për fikje. Shërbimi i Ambulancës në Londër thotë se rreth orës 01:29 kanë arritur në ndihmojnë 20 persona për t’i larguar nga vendi i ngjarjes. Raportohet se shumë njerëz gjendjen ende brenda ndërtesës të zënë nga flaka.
Gazetari i The Guardian nga vendi i ngjarjes thotë se të paktën një njeri shihet në një dritare që po mban diçka në dorë dhe po kërkon ndihmë. Rrugët rreth kullës janë mbyllur dhe banorët e shtëpive përreth janë evakuuar.
Brigada e zjarrit në Londër thotë se në këto momente ende nuk e dinë se çfarë shkaktoi zjarrin. Kryebashkiaku i Londrës, Sadik Khan, këtë ngjarje e ka shpallur si ‘incident i madh’,
Transporti për në Londër është ndaluar në rrethin Hammersmith dhe linjat e qytetit midis Mammersmith dhe Edgware.
Magjistralja është mbyllur në të dyja drejtimet. Kulla Grenfell u ndërtua në vitin 1974, dhe viteve të fundit ishte rinovuar.
Policia Metropolitane ka dhënë një numër emergjent për të gjithë të interesuar për të dashurit e tyre.