☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.32 ▲2.23%
ARI 4,100 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,711 ▼ -2.1% ETH $2,402 ▼ -2.69% XRP $1.3239 ▼ -2.42% SOL $104.3400 ▼ -2.37%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

18 minutat e filmit “The singers” dhe korçarët e mirë

Nga NIKO PELESHI

Udhëtimet e mia të përjavshme Tiranë-Korçë më krijojnë një hapësirë pesëorëshe, gjatë së cilës mund të merrem me gjëra të paplanifikuara. Pesë orë arratie herë për të menduar, herë për të humbur në rrjete sociale apo kapur një email të vonuar.

Sot e nisa rrugën me një film të shkurtër, vetëm 18 minuta: The Singers.

Një bar burrash të vrazhdë: gota që trokasin, tym që rri pezull, alkool, biseda të mbushura me zhargon mashkullor, trishtim dhe kotësi. Një skenë ku dashuria duket si mysafir i padëshiruar.

Në një moment, një prej burrave këndon “Shtëpia ku lind dielli”. Pas tij, këndojnë me rradhë dhe të tjerët e kënga, si një fije drite, kalon nga njëri te tjetri. Më në fund, në brazdat e thata të fytyrave të ashpra si të gdhendura me daltë, të mbytura në tym dhe alkool, shfaqen lotët — të heshtur, por të vërtetë. Burrat e ngrysur përqafohen dhe mblidhen rreth njëri-tjetrit, sikur duan të ngrohen rreth një flake që ua zbut shpirtin, një flake që e zbuluan prej këngës.

Dhe unë… më duket se e gjeta pse korçarët janë njerëz të butë 😎.

Screenshot

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.