Kryemadhi: Koalicionet të bëhen pas zgjedhjeve, do marrim mbi 40 deputetë
Monika Kryemadhi mendon se koalicionet duhet të bëhen pas zgjedhjeve, ndërsa theksoi se tani kanë 20 deputetë, në zgjedhjet e qershorit mund të marrin 40 deputetë dhe LSI të dalë edhe forcë e parë.
Si do dilni në zgjedhje?
E para një herë uroj të mos shtyhen zgjedhjet se për mendimin tim nëse s’do hyjë opozita në zgjedhje s’je më demokraci pastaj. Se është si puna e asaj që po më kërcënove unë nga inati s’e bëj. Gjërat duhet të jenë parimore, principale, se në 2008, bëmë grevë urie, ja ku janë sot, PD, më parë PS, se nuk janë budallenj.
Ju keni 19 deputetë sot?
Ne kemi 20, por unë mendoj që do ti kalojmë 40.
Do dilni forcë e parë?
Pse jo, s’është çështja tek kryeministri, ti mund të jesh kryeministër, por mund të bëhesh edhe njeriu më i urryer.
Vlen për zotin Rama kjo?
Vlen për çdo kryeministër që varfëron njerëzit e vet, bën politika klienteliste…
A duhet një parti politike të garoje vetëm në zgjedhje?
Para zgjedhjeve të gjitha partitë politike duhet të hynë të barabarta dhe për mua proporcional i pastër, për të kuptuar se ku janë secila dhe pastaj pas rezultatit të detyrohen dhe të shkojnë të ulen. Ne e kemi kërkuar gjithë kohës këtë, këto kane qenë kërkesat tona që në 2008.
DEBATI PER REFORMEN NE ARSIM
A jeni ndjerë ndonjëherë të kërcënuar?
Gjithmonë jemi ndjerë. Se ne si parti politike prishim interesa të partive të tjera. Vendimet e tua politike i shërbejnë të gjithëve, shumicës por është një pakicë. Unë mes shumicës dhe pakicës zgjedh interesat e shumicës. Nëse një ligj prek interesat e shumicës…Po mos harroni se aty kanë interesa oligarkët. Ka edhe Shqipëria oligarkë që nuk dihet ku e kanë origjinën.
Para disa kohësh keni bërë një kundërdeklaratë ndaj Nikollës?
Nuk kam bërë kundërdeklaratë.
Ju keni thënë pseudoreformë…
Po të hysh të shikosh në rrjetet sociale LRI ka filluar me problemet e arsimit që në 2008. E keni dëgjuar fjalimin e Luan Ramës dhe Petrit Vasilit para votimit të reformës.
Kur u bë reforma në arsim në Paris, studentët u çuan dhe dogjën Parisin.
Janë 3 breza të humbur nga kjo reformë. Lindita Nikolla nga ana ligjore mund të mos ketë vetë problem por nëse ngrihet një student ose maturant e çon ligjin në Kushtetuese, të gjithë studentët e vitit të parë kthehen mbrapsht, e të gjitha zgjedhjet në universitete.
Në takimet që kam bërë me maturantët, unë u kam thënë mos bëni kompromise me dijet tuaja. Unë me ligjin e arsimit të lartë do vazhdoj ta bëj punën politikisht.
Doni të rrëzoni qeverinë?
Jo. Po rrëzova unë qeverinë sot, e di çfarë ndodh? Burgjet të shqyhen dhe të hapen. Policinë e ke rrugëve. Ke opozitën në protestë në shesh. Maqedoninë e ke në krizë, Italia shumë e dobët ekonomikisht. E di se ç’ndodh kur fqinjët janë të dobët?
Po si do ta zhbëni reformën?
Reformën e zhbëjnë votat e brezit të ri. Nëse më voton mua e zhbëj reformën.
Ju keni një përfaqësuese në Ministrinë e Arsimit…
Zv.ministrja çfarë është, një rrogëtare në institucion. Një karamele që ua jep partive politike. Zonja Malaj është profesioniste dhe e njeh sistemin e arsimit dhe ne i thoshim pse e merr ti përsipër politikisht që t’u dalësh maturantëve. Thoshte e kam detyrim moral e politik.
Reforma favorizon universitetet private dhe oligarkët. PD-ja u bë palë sepse tha do ta çoj në Gjykatë Kushtetuese. Nëse do ta kishin çuar do bashkoheshim dhe ne.