Politika

Kryemadhi: Të bashkohemi për të shkulur narko-shtetin

Kryetarja e LSI-së, ka shfrytëzuar takimin me forumin e gruas së kësaj partie për të bërë thirrje të gjitha palëve që të bashkohen kundër asaj që ajo e quajti “narko-shteti”

 “Nuk duhet të bëjmë kompromis me realitetin e hidhur që na serviret. Të lëmë mënjanë ndasitë, të ngremë së bashku frymën e revoltës. Të bashkohemi në aksion politik për të shkulur nga rrënjët narko-shtetin”, u shpreh Monika Kryemadhi në takimin me LGI.

Sipas kryetares së LSI, Shqipëria meriton më shumë, por kjo nuk arrihet vetëm për shkak të një grupi të caktuar.

“Nuk rresht së menduari se ky vend meriton më shumë. Disa mediokër po kërcënojnë nënat dhe vajzat shqiptare, Të shpëtojmë edhe kryeministrin tonë që është peng i krimit”, u shpreh Monika Kryemadhi, teksa theksoi se “Nëse Rama i do shqiptarët, të largohet dhe t’i lërë të qetë ata”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button