Politika

Kryeministri i Kosovës Mustafa: Çështjet e hapura me Serbinë do t’i zgjidhim me dialog

“Ne po bëjmë përpjekje që shumë çështje që i kemi të hapura me fqinjët tanë, sidomos me Serbinë, t’i zgjidhim me dialog në interes të stabilitetit dhe paqes në këtë pjesë të Evropës dhe do të vazhdojmë edhe më tutje të ndërtojmë baza të tilla të bashkëpunimit”, theksoi sot në Tiranë Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik të Vjenës që po mbahet në kryeqytetin shqiptar, Mustafa theksoi se “për ne është më rëndësi që bashkarisht të punojmë të ndërtojmë paqe në këtë pjesë të Evropës, të ndërtojmë stabilitetin përmes bashkëpunimit tonë në zhvillimin ekonomik. Jemi në një fazë në të cilën mosmarrvëshjet tona dhe konfliktet tona t’i shndërrojmë në ura të bashkëpunimit, ura të zhvillimit të përbahkët dhe është në synimet tona të përbashkëta që të gjithë së bashku të gjendemi në familjen e përbashkët të Bashkimit Evropian”.

“Në Kosovë kemi punuar së bashku me Shqipërinë autostradën, e cila na lidh me Shqipërinë dhe me të cilën në dëshirojmë të lidhemi dhe me Serbinë në mënyrë që kjo autosdradë t’i shërbejë komunikimit ekonomik dhe komunikimit mes qytetarëve të vendeve tona si dhe të ulë shpenzimet e bashkëpunimit ekonomik dhe të çojë edhe me tutje këtë bashkëpunim ekonomik, po punojmë edhe me lidhjen tonë në bashkëpunim me Madeoninë”, nënvizoi Mustafa.

Kreu i qeverisë kosovare u shpreh se besojme se brenda tre viteve do të arrijmë në kufi me Maqedoninë me autostradë të re. Presim të kemi një përgjigje pozitive nga  Maqedonia që ne ta lehtësojmë komunikimin e Maqedonisë dhe gjithashtu po punojmë edhe në infrastruktrën hekurudhore, e cila na lidh me Maqedoninë e Serbinë  e cila është me rendësi të veçantë për uljen e kostos së këmbimit tregtar e ekonomik.

Duke folur për energjetikën, Mustafa tha se “kemi punuar në mbeshtetje të disa institucioneve financiare europiane me Shqipërinë dhe mendoj se këtë projekt ne do ta përfundojmë këtë vit ndërsa rezultatet e këtij projekti do t’i shijojmë vitin që vjen.

Ne , vijoi ai, konsiderojmë se përveç bashkëpunimit tonë në zhvillimin e infrastrukturës ka hapësirë të rëndësishme edhe në bashkëpunimin tregtar, në fushën e turizmit, në ndërlidhjen turistike të këryre vendeve megjithëse ne jemi vende relativisht të vogla me kapacitet të vogël tregtar, por me mundësi e potencila të diversifikueshme natyrore, të cilat si tërësi ndaj turistëve do të ishin shumë atraktive nëse ato bëhen si rezultat i frytshëm mes vendeve tona”, theksoi Mustafa.

“Kemi mudnesi të punojmë në kembinin rajonal të produkteve tona dhe ndërlidhjes së këtij tregu tonë me tregun europian , të gjithe kemi ambicie të bashkohemi dhe të gjendemi të gjithë në familjen evropiane . Kosova është vend i hapur për të gjithë investitorët e huaj , vend i hapur po ashtu për të gjitha vendet në rajon”, përfundoi Mustafa.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button