🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,664 ▼ -1.52% ETH $2,216 ▼ -0.79% XRP $1.3293 ▼ -1.37% SOL $82.2300 ▼ -2.53%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Kryeministri i Maqedonisë Gruevski: Integrimi evropian, rruga e bashkimit dhe zhvillimit të rajonit

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i pranishëm në Forumin Ekonomik të Vjenës që po zhvillon punimet në Tiranë, theksoi se integrimi evropian është rruga e bashkimit dhe zhvillimit të rajonit.

Duke falenderuar për ftesën në organizimin e këtij aktiviteti që bashkon të gjitha vendet e rajonit që aspirojnë integrimin në Bashkin Evropian, kryeministri i Maqedonisë, Gruevski, tha se “integrimi në BE do të jetë një shtysë në mobilizimin e të gjitha energjive për të përshpejtuar reformat në rrugën e zhvillimit të vendeve tona “.

“Ne vendin tonë, i cili është multietnik, integrimi evropian dhe euroatlantik është më rëndësi, pasi është faktor bashkimi. Ndaj Maqedonia është e fokusuar në reformat në të gjitha fushat”, tha Gruevski.

Kreu i qeverisë maqedonase është ndalur edhe tek raportet me Greqinë, duke u shprehur se është me rëndësi zgjidhja e çështjeve të mbetura hapur, e kryesisht çështja e emrit, në mënyrë që të ecet përpara me proçeset integruese. Gruevski ndërkaq i kërkoi BE-së një angazhim me të madh në rajon.

“Si të gjitha vendet e rajonit ne jemi të fokusuar tek reformat. Një nga çështjet më të rëndësishmet janë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe rritja bashkëpunimit rajonal. Vetëm kështu mund të ecim përpara dhe të ndihmojnë njeri-tjetrin. Besoj se BE duhet të jetë më shumë i fokusuar në rajonin e Ballkanit, për të zgjidhur disa çështje dhe për të ecur më përpara në rrugën e integrimit të vendeve tona. Shembulli Sllovenisë dhe Kroacisë duhet të jetë edhe për ne dhe Greqinë. Duhet të jenë shembull për fqinjin tonë në jug për të zgjidhur çështjet bilaterale dhe për të ecur përpara. Është e rëndësishme që gjatë kësaj kohe të ketë një ndërlidhje më të madhe në infrastrukturë dhe politikë. Ne jemi pro investimeve në Korridorin 8 dhe 10. Jemi të fokusuar në përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve”, u shpreh Gruevski.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.