☁️
Tiranë 9°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.37 ▲1.16%
ARI 4,524 ▼0.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,918 ▲ +0.42% ETH $2,155 ▼ -0.11% XRP $1.4059 ▼ -0.56% SOL $91.2700 ▲ +0.22%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.37 ▲1.16 % ARI 4,524 ▼0.62 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.37 ▲1.16 % ARI 4,524 ▼0.62 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Kosova

Kryeministri i përgjigjet Gjuriqit: “Trepçës” ia kemi dhënë drejtimin e duhur

Reagimi i kryeministrit të Kosovës erdhi pak minuta pasi shefi i Zyrës për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq, ka reaguar për Ligjin e “Trepçës”, duke thënë se Kosova ka shkelur Rezolutën 1244 dhe se kërkojnë takim urgjent me Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Kosova dje ka kaluar një ditë të rëndësishme për fatin e “Trepçës” dhe ardhmërisë së saj.

“Aprovuam një ndër ligjet më të mira në Kuvendin e Kosovës, Ligjin e “Trepçës”. “Trepça” na bashkoi të gjithëve, ata që e përkrahën, por edhe ata që nuk e përkrahën ligjin”, shkruan Mustafa.

Ai gjithashtu ka përmendur edhe kontributin e dhënë nga deputetët e AAK-së dhe të “Nismës”.

“Aty ishin edhe deputetët e Listës Serbe, të cilët shfrytëzuan të drejtën e tyre të prezantojnë qëndrimet për Ligjin e një procesi demokratik”, ka shkruar kryeministri.

Megjithatë, ai ka shtuar se akoma nuk janë përfunduar të gjitha punët e shtetndërtimit, prandaj Kosovës i nevojitet një bashkëpunim dhe unitet më i lartë për tema që janë në interes të të gjithëve.

“E përgëzoj Kuvendin, i cili 17 vjet pas çlirimit arriti, që së bashku me Qeverinë, t’i japë drejtimin e duhur zhvillimit të “Trepçës””, ka thënë Mustafa

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.