Kryeministri informon për takimin me 56 media ndërkombëtare nga BE-ja
Kryeministri Bojko Borisov informoi për takimin e sotëm të qeverisë me përfaqësues të 56 agjencive dhe mediave ndërkombëtare nga BE-ja. Në faqen e tij të Facebook-ut, ai thekson, se mediat bënë pyetje lidhura me pozitat bullgare ndaj krizës me migrantët në Evropë, me zgjerimin e Hapësirës së Shengenit dhe të eurozonës, me bashkëpunimin me vendet e Ballkanit Perëndimor, me dialogun me Turqinë, me sanksionet kundër Rusisë dhe me aktivimin e nenit të 7-të të Marrëveshjes së BE-së kundër Polonisë. Gazetarët shfaqën interes edhe ndaj qëndrimit tonë lidhura me pasojat e Brexit-it, duke përfshirë edhe buxhetin e ardhshëm të BE-së dhe politikën e kohezionit, me bashkëpunimin në fushën e sigurimit. Komentuam edhe luftimin e korrupsionit dhe krimit, rolin e mekanizmit për bashkëpunim dhe vlerësim, shkruan kryeministri në lidhje me takimin.