🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $82,115 ▲ +0.55% ETH $2,420 ▼ -0.84% XRP $1.2981 ▼ -0.83% SOL $104.1100 ▼ -0.75%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Politika

Kryeministri Rama në Fier: Jeni kryeqyteti i socialistëve

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Fier në 35-vjetorin e PS-së.

Në fjalën e tij, kryeministri deklaroi se Fieri ka qenë dhe mbetet kryeqyteti i socialistëve.

“Fieri ka qenë dhe mbetet kryeqendër e socialistëve, kjo dihet. Por grupit të Fierit e kam pasur të vështirë t’ua mbush mendjen. Por në fund ua mbusha mendjen. Kush ua mbush mendjen socialistëve, mund të thotë se ka me vete kryeqytetin e socialistëve. Dashuronin shokun Fatos dhe e kisha të vështirë të depërtoja tek ky grup. Rajmonda në fund u dorëzua e më njohu si kryetar. Vijmë aty ku thashë, Fieri është kryeqyteti i socialistëve”, tha Rama.

Më pas, komentoi dhe protestën në Tiranë. Tha se PS ndaloi gjuetinë dhe shfrytëzimin e pyjeve. Kritikoi sërish influencerat.

“Prej disa ditësh ka protesta në Tiranë. Por, ne e ndryshuam Shqipërinë. Në të gjitha lagunat tona, flamingot gjuheshin me armë zjarri. Në Karavasta, pelikani kaçurrel u masakrua. Në Shqipëri lejohej gjuetia, derisa ne ndryshuam ligjin. Këto gjëra i dinë të gjitha institucionet, që merren me jetën e egër. Pyjet nga 2013 janë ripërtërirë, që ishin bërë territore, që edhe ujqërit kishin nisur të pakësoheshin. Kriminelët vrisnin ujqërit për sport. Nuk mund të bësh teknikën, që të na thuash ‘ik nga qeveria’. PS e ka bërë Shqipërinë një vend, ku është vendosur në mbrojtje Vjosa, që është shpallur edhe park kombëtar. Në Vjosë bëheshin hidrocentrale para vitit 2013. Njerëzit e Bjeshkëve u masakruan pas atij dhe as rrugën nuk ua bëri ai që drejtoi. Këta llapaqorrat çdo gjë ia hedhin në kurriz PS-së. Shqipëria drejton organizatën Europe Forest dhe nuk mund ta drejtonte, nëse vendi ynë do ishte vendi i tillë, ku kafshët do masakroheshin. Shqipërinë e mbështeti Gjermania e Mbretëria e Bashkuar. Protestojnë për mjedisin e flamingot dhe parkojnë makinat në rërë. Dalin në Instagram me kremërash, me lloj-lloj rrobash. Jam në Toskana, ju përshëndet nga Parisi. Bëjnë uu, uuu, uuuu. Kjo është, të kesh dy b****, një ta mbash e një ta çash ”, u shpreh Rama.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.