☁️
Tiranë 21°C · Vranët 06 May 2026
S&P 500 7,312 ▲0.73%
DOW 49,773 ▲0.96%
NASDAQ 25,558 ▲0.91%
NAFTA 95.81 ▼6.32%
ARI 4,709 ▲3.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
₿ CRYPTO
BTC $81,702 ▲ +0.08% ETH $2,369 ▼ -1.13% XRP $1.4234 ▲ +0.52% SOL $88.2800 ▲ +2.76%
S&P 500 7,312 ▲0.73 % DOW 49,773 ▲0.96 % NASDAQ 25,558 ▲0.91 % NAFTA 95.81 ▼6.32 % ARI 4,709 ▲3.06 % S&P 500 7,312 ▲0.73 % DOW 49,773 ▲0.96 % NASDAQ 25,558 ▲0.91 % NAFTA 95.81 ▼6.32 % ARI 4,709 ▲3.06 %
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
06 May 2026
Breaking
Politika

Kryeministri Rama në homazhe: Servet Pëllumbi do mbetet pikë referimi në historinë e ndryshimeve

Kryeministri Rama mori pjesë në homazhet e lamtumirës për Servet Pëllumbin, të cilat u mbajtën në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Rama u përkul lehtë para arkivolit ku u vendos kurora me lule të bardha dhe më pas përshëndeti të afërmit e ish-kryetarit të ndjerë.

Në fjalimin e mbajtur, Rama u shpreh se njihej dhe takohej pak me Servet Pëllumbin, por nga një antipati e krijuar për të dhe qasjet që kishte vetë Pëllumbi, kaloi në një simpati për të dhe çfarë përcillte ish-kryetari.

“Dëshiroj ti shpreh ngushëllimet e mia të gjithë familjes të profesorit, nga ana tjetër të falënderoj Namikun që ndau zemërgjerësisht këtë përgjegjësi për të folur për profesorin, e prita me shumë lehtësim sepse isha në pamundësinë e plotë për të përgatitur një fjalë siç do duhej të përgatitej një student para profesorit.

E kam njohur pak, nga larg por dua të kujtoj se marrëdhënia ime me të është marrëdhënie tipike e një antipatie reciproke në distancë dhe më pas një simpatie reciproke në afërsi. Për vite profesori përfaqësonte gjithçka që unë simpatizoja, konservator, sovjetik e të gjitha ato që e shoqëronin figurën e tij kur vinte fjala për sulmet dhe etiketimet që i bëheshin. Ka qenë një nga mësimet më të çmuara të gjithë këtij rrugëtimi tim, përballja me realitetin e njeriut përtej etiketimeve dhe kornizimit të tij në sferën publike.

Kam njohur një njeri shumë progresist, dashamirës ndaj kujdo që përpiqej të bënte diçka ndryshe, dhe një njeri solidar me mua në momente të vështira, i cili befasisht shfaqej në ekranin e celularit tim duke më çuar fjalë inkurajuese dhe duke më ndihmuar të shof se përtej momentin të vështirë apo atyre që dukeshin, kishte një kategori njerëzish të cilët e ndiqnin një situatë të caktuar me qetësi. Kur me shkruajti Beni që profesori kishte ndërruar jetë, më erdhi si e papritur sepse nuk e di pse isha mësuar me idenë që profesori ecte çdo ditë dhe më dukej si diçka e paravendosur që ai do ecte gjithmonë. Në ato pak raste që e kam takuar e gjeja gjithmonë në formë , dhe gjithmonë të dëshiruar për të folur për tema që ai kishte përzemër. Kur një njeri largohet gjithçka që lidhet me të afrohet. Besoj se edhe kur afrimi i gjërave si rezultat i momentin të tretet në kohë, profesori do të mbetet një pikë referimi në historinë e ndryshimeve dhe të ndryshimeve të epokave. Padyshim një pikë referimi për ata që do duan të kuptojnë dinamikat dhe historinë e PS.”, tha kryeministri Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.