Politika

Kryeministri Rama nga Këshilli Kombëtar i Territorit: vendorët nuk do të japin më leje ndërtimi

133512-320x163Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Kombëtar të Territorit Kryeministri i vendit deklaroi se të gjitha lejet e ndërtimit të lëshuara nga vendorët tashmë do të pezullohen, të paktën deri pas zgjedhjeve të 2015-ës.  Kreu i shtetit akuzoi vendorët për barbarizmin që i kanë bërë vendit me lejet që kanë lëshuar. Ai ka deklaruar se do të ndalohet çdo lloj spekulimi që do të bëhet me lejet e ndërtimit, sepse bukuria e Shqipërisë është pasuria më e madhe që kemi.

“Ky është një vendim qe do te merrej edhe pa ndarjen e re administrative ne kushtet kur eksperienca e tregon që interesi i fazës së fundit të mandatit ka sjellë plage shumë të mëdha, kemi raste flagrante të lejeve të dhëna para e gjate fushatës nga autoritete vendore te papërgjegjshme. Mjafton të shohim vijën e bregdetit e të bëjmë përputhje të shëmtive që shohim për të kuptuar se pjesa më e madhe e shëmtimit ka ardhur si rezultat i dorëlëshimit të periudhës para e gjatë zgjedhore. Pezullim lejeve të reja zhvillimore dhe planet e detajuara vendore deri ne konstituimin e organeve përfaqësuese në zgjedhjet e vitit 2015″- bëri me dije Rama gjatë fjalës së tij. Ndaj sipas tij, nisma që do ndërmarrë qeveria, së bashku me Këshillin Kombëtar të Territorit është procesi i frenimit të këtij fenomeni, ku një efekt pozitiv do sjell ndarja e re administrative.  “Një fenomen dramatik ka shoqëruar Shqipërinë në gjithë këto vite, që është fenomeni i shkatërrimit të burimeve tona të burimeve strategjike, që janë territori dhe gjithë pasuritë natyrore. Fokusimi nga njëra anë do jetë tek pjesa që ka të bëjë me frenimin e inercisë që ka kapur këto vite, me vendimmarrjen e njësive vendore, të cilat janë përgjegjëse për këtë shkatërrim. Nga ana tjetër, hapjen e disa proceseve të reja brenda procesit të madh të ripërtëritjes, duke ndërhyrë në një rëndësi për zhvillimit e vendit tonë. Një vend është ai që cilësohet si vendim për harmonizimin instrumenteve vendore, si pasojë e ndarjes administrative.”-tha Rama. Kryeministri u shpreh se qeveria është e vendosur për ti hapur rrugën me çdo mjet demokratik një modeli të ri ekonomik e social.

“Do veprojmë me të njëjtën strategji që janë transformuar vende që kanë mbetur në mëshirë të fatit”. Kreu i qeverisë dha garanci se çdo abuzues i territorit, pa dallim do të ndëshkohet nga ligji. “Do ndjekim këmba-këmbës çdo abuzues me territorin, qoftë ky individ apo subjekt që pa leje ndërtimi operon duke bërë kontributin masakër, qoftë ky abuzues që ka bërë gati leje ndërtimi që nuk zbaton asnjë ligj dhe asnjë normë jetike dhe s’ka dyshim që kushdo që mendon se duke vënë më tutje tulla duke i shpëtuar ndëshkimit dhe shembjes së veprës penale do përballet jo vetëm me fadromat e inspektoratit por dhe me policinë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button