Politika

Kryeministri Rama: Policia e shtetit në krahun e qytetarëve

Kryeministri Edi Rama tha sot se epoka që ne kemi çelur duhet të jetë ajo e kalimit të policisë në krahun e qytetarëve.

Akademia-e-Policise-5I pranishëm në ceremoninë e përurimit të ambjenteve të reja të Akademisë së Policisë në Sauk (Tiranë), kryeministri theksoi se tashmë ka nisur një transformim rrënjësor dhe pa kthim i Policisë, ndërsa e vuri theksin tek rritja e besimit të publikut tek struktura policore.

Ai nënvizoi se brenda këtij mandati, Policia e Shtetit shqiptar duhet të jetë në përputhje me modelin më të mirë të policive të rajonit.

“Rritja e besimit të publikut tek Policia e Shtetit nuk vjen përmes shifrave, sado kuptimplota të jenë ato, por në radhë të parë vjen përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me trupat e policisë, me sjelljen e policit në komisariate dhe në çdo zyrë. Epoka që ne kemi çelur duhet të jetë ajo e kalimit të policisë në krahun e qytetarëve”, thAkademia-e-Policise-1eksoi kryeministri Rama.

Nga një epokë, vijoi ai, kur policia i qëndronte përballë qytetarit si një hije shqetësuese, ambicja jonë tashmë është e shprehur, brenda këtij mandati Policia e Shtetit shqiptar duhet të jetë plotësisht në përputhje me modelin më të mirë të policive në rajon, theksoi kryeministri

Sipas Ramës qytetarët Shqiptarë kanë më shumë besim tek Policia dhe kjo fatkohet edhe nga nurmi i aplikimeve. “Gjatë vitit 2014 pati 18 herë më shumë aplikime se sa një vit më parë, gjë që sipas tij ishte një sinjal i qartë i rritjes së besimit.

Kryeministri Rama nga ambientet rikonstruktuara të Akademisë së policisë duke folur për Ligjin për fillimin e studimeve të larta për punonjësit e policisë, theksoi se “Kemi trashëguar policinë me nivelin më të ulët arsimor në Kontinent dhe me moshën mesatare më të lartë. Kjo qendër synon transformimin e këtij realitetit duke e shndërruar me një moshë në mesataren evropiane, në një formimim me mesataren evropiane”, tha Rama

Akademia-e-Policise-2Rama në fjalën e tij vlerësoi mbështetjen e BE-së në luftën kundër krimit. “Partnerët ndërkombëtar duhet të na japin shumë tepër, jo se ne jemi më të mirë, por se besojmë se lufta me krimin e organizuar në këtë hapësirë dhe në rajon nuk është vetëm lufta jonë pasi krimi i organizuar nuk është më lokal. Krimi sofistikohet në mënyrë të jashtëzakonshëm. Është një problem i përbashkët”, tha ai.

“Aq më tepër, shtoi Rama, nëse është i implikuar me formën më barbare siç është terrorizmi. Më shumë do të bëhet për forcimin e një partneriteti me vendet e BE dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë që do të ketë një vlerë të dyfishtë. Me shumë mirënjohje për këtë financim të BE, me shumë dëshirë që këto të shkojnë duke u rritur. Uroj studentët e kësaj akademie , sukses dhe sa më shumë vullnet për të përballuar sfidën për të qenë pjesë e një vendi që synon të bëhet pjesë e një vendi Evropian.”- përfundoi kryeministri Rama.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri: Policia po lufton krimin edhe brenda saj, rreth 1 200 polic të arrestuar

TahiriMinistri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri u shpreh se Policia po lufton krimin edhe brenda saj, teksa kujtoi se nga dita e parë e punës së tij janë arrestuar 1 200 punonjës policia të kapur duke shpërdoruar detyrën

Fjalën e tij, Tahiri e nisi duke kujtuar se nga dita e djeshme kjo akademi me VKM nuk është më akademi e rendit, por e Sigurisië.

“Kjo, tha Tahiri, përkon gjithashtu dhe me fillimin e fazës së dytë të kursit të rinjve dhe të rejave që u testuan dhe që fillojnë studimet, pas grupit të parë të të rinjve, për të ndërtuar gjeneratën e re të punonjësve të Policisë së Shtetit. Janë 500 të rinj dhe të reja që së bashku me ambientet e reja të Akademisë, por edhe me punën që po bëhet për të pasuruar kurrikulat e studimit në Akademinë e Policisë, hedhin themelet për të ndërtuar policinë e gjeneratës së re, policinë moderne të shtetit shqiptar”, theksoi Tahiri.

Ministri i Brendshëm, bëri të ditur se kursi i parë i të rinjve, 500 të rinj dhe të reja janë në terren, duke u përballur bashkë me punonjësit e policisë në detyrë, me krimin.

Duke kujtuar ngjarjet e fundit, Tahiri u shpreh se “Askush nga ata nuk është modeli juaj, dhe këtu e kam fjalën për studentët e Akademisë së Policisë. Askush nga ata nuk është modeli për t’u ndjekur, por përkundrazi, janë modeli jo vetëm për t’u dënuar, por për të mësuar si duhet të ndërtojmë ndryshe Policinë e Shtetit  dhe marrëdhënien e punonjësve të policisë me qytetarin”, theksoi Tahiri.

Ministri i Brendshmë ilustroi dhe me shifra ndryshimet që po pëson policia e shtetit dhe rezultatet që kjo polici është duke korrur. “Vetëm gjatë vitit 2014 janë, janë mbi 1200 punonjësit e policisë të arrestuar dhe të ndëshkuar me masa administrative dhe disiplinore për shkelje të disiplinës në punë, të rregullave në punë, apo për praktika korruptive dhe abuzuese. Janë diku te mbi 320 punonjës policie të arrestuar dhe pjesa tjetër të ndëshkuar me masa disiplinore. Vetëm gjatë muajve janar-shkurt të këtij viti janë mbi 160 masat disiplinore ndaj punonjësve të policisë”, tha ai.

“Kjo nga njëra anë sigurisht tregon trashëgiminë ku e gjetëm Policinë e Shtetit dhe sigurisht tregon degradimin e vazhdueshëm ndër vite të Policisë së Shtetit, si nga pikëpamja e arsimit, nga pikëpamja e mbështetjes me buxhet, nga pikëpamja e mbështetjes me formim të vazhdueshëm dhe kurrikula të sakta, ashtu dhe nga kapaciteti për të ndërtuar standarde të qëndrueshme të sjelljes së punonjësve të policisë me qytetarët. Por nga ana tjetër tregon vendosmërinë tonë për të ndërtuar në Policinë e Shtetit institucionin që realisht shënon model dhe standardet më të larta sa i takon sjelljes së punonjësve të policisë me qytetarët”, tha Tahiri, duke mbyllur fjalën e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button