Politika

Kryeministri Rama sqaron nenin për kriminalizimin e shpifjes

Permes 3 postimeve ne rrjetet sociale Kryeministri Rama ka dashur te sqaroje propozimin e qeverise per ndryshimin ne Kodin Penal sa i takon shpifjes.
Sipas tij, ky nen nuk ka te beje me gazetaret, por vetem me politikanet.
“Asnje lidhje me shtypin kriminalizimi i shpifjes!-shkruan Kryeministri Rama.
“Jo, shpifja duhet te jete veper penale per çdo politikan qe paguhet me taksat e popullit!”- sqaron Rama.
Me tej ne statusin tjeter Rama shkruan: Eshte koha qe kjo shoqeri te perballet hapur me kulturen e shpifjes! Populli nuk na zgjedh dhe nuk na paguan me taksat e tij per te shpifur!”.
Ne statusin e trete, Kryeministri sqaron se ky nen ka hapur nje keqkuptim te madh dhe kerkon ndjese per kete.
“Edhe neni perkates duhet te reflektoje kete qellim qe e kam shprehur publikisht me kohe- shkruan Rama. Ndjese qe ka hapur shteg per nje keqkuptim te madh!” .
Neni i propozuar për Kodin Penal nuk përcakton se kush dënohet nëse shpif. Ne te thuhet se shpifja e kryer boterisht ndaj nje funskionari te larte shteteror apo te zgjedhur, denohet me gjobe ose me burg deri ne 3 vjet.
Edhe kreu I LSI, Ilir Meta sqaron se do te reflektohet mdaj nenit te shpifjes ne Kodin Penal. Sipas Metes, ka nje keqkuptim midis qellimit dhe formulimit te ketij neni.
Ndersa per opoziten, ky nen kercenon me burg mediat dhe gazetaret qe Kryeministri nuk arrin t’i shantazhoje apo bleje e qe kane kurajon te nxjerrin ne drite skandalet, korrupsionin, vjedhjen, ortakerine e tij me krimin.
Lulzim Basha shkruan se Rama nuk do te arrije kurre t’i mbylle gojen as opozites, as medias se lire as qytetareve.
“E di dhe vete ky kokosh poturembushur se nuk ka asnje shans te trembe askend. Era e hajduterise se tij dhe bandes se tij po qelb Shqiperine. Nuk shpeton dot me marifete te tilla. Nuk do te arrije kurre ti mbylle gojen as opozites, as medias se lire as qytetareve. Ai dhe banda e tij do te japin llogari”, shkruan Basha.

Me preokupim dhe shqetesim e sheh kete projektligj edhe kreu o shtetit. Presidenti Nishani e gjykon ate kufizim të lirisë së shprehjes dhe cënim të standarteve demokratike të arritura me kontributin e të gjitha paleve politike në vend. Kreu o shtetit shkruan se burgosja e një gazetari është burgosje jo vetëm e fjalës, por e vetë lirisë, është goditje e sistemit demokratik, papajtueshmëri me të.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button