Politika

Kryeministri Rama, titull “Honoris Causa” nga Universiteti i Bukureshtit

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Rumani, ditën e premte mori edhe titullin e posaçëm Doctor “Honoris Causa” nga Universiteti i Bukureshtit.

Rama-honoris-3Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ku publikon një fotoalbum të kësaj ceremonie, kryeministri Rama shkruan se këtë nderim ia kushton familjes, miqve dhe të gjithë votuesve që besuan.

“Nderim që ia kushtoj familjes, miqve e gjithë votuesve që besuan. Në ceremoninë e marrjes së titullit të posaçëm Doctor Honoris Causa nga Universiteti i Bukureshtit”, shkruan Kryeministri Rama në postimine tij.

Kryeministri Rama, titull “Honoris Causa” nga Universiteti Bukureshtit
Kryeministri Rama, titull “Honoris Causa” nga Universiteti Bukureshtit

Në ceremoninë e akordimit të titullit “Honoris Causa” Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, nga Universiteti i Bukureshtit, merrnin pjese Kryeministri i Rumanise, Victor Ponta, Ministrit i Jashtëm i Rumanisë, Bogdan Aurescu, ministra dhe deputetë rumunë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button