🌤️
Tiranë 6°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 90.11 ▲2.25%
ARI 4,407 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,672 ▲ +4.75% ETH $2,143 ▲ +5.22% XRP $1.4222 ▲ +3.41% SOL $91.1100 ▲ +6.49%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.11 ▲2.25 % ARI 4,407 ▲0 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.11 ▲2.25 % ARI 4,407 ▲0 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
24 Mar 2026
Breaking
Politika

Kryeministria i përgjigjet Bashës: Për takimin, gati që nesër

Kryeministria i është përgjigjur gatishmërisë së shprehur nga kryetari i opozitës Lulzim Basha për një takim me kreun e qeverisë, duke deklaruar se zoti Rama ndan të njëjtin vullnet.

Përmes një letre dërguar zotit Basha dhe mediave, drejtoresha e Kabinetit pranë Kryeministrisë, Vali Bizhga bën me dije se, kreu i PS është gati që takimi të zhvillohet që ditën e shtunë.

“Duke marrë shkas nga shprehja publike e gatishmërisë së zotit Lulzim Basha për t’u takuar me kryeministrin, zotin Edi Rama, jam e autorizuar t’ju komunikoj se ftesa që kryeministri i ka dërguar zotit Basha mbetet gjithmonë e hapur. Kryeministri është i gatshëm të takohet me kryetarin e Partisë Demokratike që nesër në orën 11:00. Zoti Basha është sigurisht i mirëpritur të caktojë orën e takimit në çdo rast”, thuhet në letrën e zonjës Bizhga.

Në të sqarohet se, duke qenë se vendi i takimit është lënë në zgjedhjen e kryeministrit, ai mund të zhvillohet në Sallën e Hartave, në godinën e Këshillit të Ministrave.

“Kryeministri do të jetë i shoqëruar nga kryetari i komisionit parlamentar për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, si dhe nga kryetari i komisionit për Reformën Zgjedhore, Bashkim Fino. Zoti Basha është mëse i mirëpritur të vijë i shoqëruar sipas dëshirës së tij”, vijon më tej letra.

Në të bëhet me dije se, në kuadër të këtij takimi kryeministri do të dëshironte të trajtonte së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike çështjen e reformës në drejtësi, atë të reformës zgjedhore dhe çdo çështje tjetër me rëndësi e interes të përbashkët.

“Për rëndësinë e posaçme të këtij komunikimi, kjo letër do të publikohet në faqen zyrtare të Kryeministrisë. Duke ju falënderuar për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, mbetem në dispozicion për çdo detaj të organizimit të këtij takimi”, mbyllet mesazhi i Kabinetit të kryeministrit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.