Kronika

Kryeprokurorja që u zgjodh me ‘luftë’ në Parlament, reagon demokratja: Po, Arta Marku është e afërmja ime!

Kryeprokurorja e re e përkohshëm që u zgjodh mes protestave të dhunshme dhe sherreve në Parlament, Arta Marku u lakua se është e afërme e një demokrateje.

Dhe kjo është mëse e vërtetë. Vetë ish deputetja e PD-së, Albina Deda ka reaguar sot në lidhje me lidhjen që ka me Markun, të cilën e mbështet plotësisht.

Reagimi i plote

Pertej nje sqarimi!

Te dashur miq!

Zgjedhja e Prokurores se Pergjitheshme te perkoheshme ka bere qe gjithe keto dite te kem qene rendom e lakuar ne media,portale e rrjete sociale ndaj obligohem te sqaroj sa me poshte:

-Eshte shume e vertete se Arta Marku eshte njeri i afert i familjes time dhe per kete jam krenare.

Kam qene dhe jam prane saj çdo moment dhe indinjohem thelle nga pergojime e hamendesime te pabaza dhe shpifje te rendomta ordinere qe behen ndaj saj.

-Une nuk jam konstitucionaliste dhe as juriste por ajo qe mund ti servir hapur gjithe miqve dhe publikut eshte fakti se personaliteti dhe integriteti moral e profesional i prokurores Arta Marku eshte nje model i cili i ben nder ne çdo rast sistemit te drejtesise.

-Arta Marku eshte po ashtu modeli i familjares se perkryer,i nje zonje shembullore per familjen e saj, te afermit dhe miqesine.

-Prejardhja dhe geni familjar i Artes duhet ti bejne te skuqen ata qe intrigojne dhe hamendesojne te paqena. Nder brezni familjare ajo shquhet per atdhetari, nder, dinjitet, bujari, sojni e krenari te cilat i ka manifestuar dhe do i manifestoje me konseguence dhe ne kete post te larte.

-Une i perkas pa u lekundur asnje çast opozites,asaj opozite anti-komuniste,jo perfituese e jo abuzuese dhe insistoj per nje reformim te sistemit ne teresi dhe atij te drejtesise ne veçanti.

Por sistemin e bejne njerezit dhe Arta Marku ju siguroj se eshte njeri nga personat e duhur qe kuron me guximin,ndershmerine e profesionalizmin kete sistem te perçudnuar nga klonet e shemtuara te diktatures qe akoma e sundojne. Edhe njehere proklamoj simpatine time te pakursyer per Arta Markun dhe besimin se do ta tregoje shume shpejt se eshte e drejte dhe pa kompromis ndaj krimit e korrupsionit pavaresisht nga vjen e ç’emer ka.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button