Kronika

Vijon skandali tek Onkologjiku, pezullohen kimiot për pacientët me kancer

Një tjetër denoncim është publikuar paraditen e kësaj të marte, në lidhje me mungesën e ilaçeve për të sëmurët me kancer, në Spitalin e Onkologjikut.

Në një video të publikuar nga gazetari Osman Stafa, një qytetare tregon se prej gjashtë javësh në spital mungon medikamenti i Avastinës, i cili sipas saj është më i rëndësishmi dhe më jetiku. Si pasojë ajo thotë se është pezulluar kimio dhe ka mbetur pa trajtim.

Qytetarja thotë se mjekja nuk i ka dhënë një datë për sigurimin e ilaçit, ndërsa shton se spitali e telefonon me numër privat në komunikimet mbi terapinë.

“Mungon Avastina, atë kam më kryesorin. Kam 5 vjet që mjekohem. Më është ndërprerë 2-3 herë mjekimi, asnjëherë se kam pasur të rregullt.

Tani është radha e dytë që po vij brenda gjashtë javëve nga Vlora dhe nuk e gjej. Më thonë që do zgjasë akoma. Më marrin me numër privat nga spitali dhe më thonë që mjekimi nuk është.

Nuk më duket e drejtë që të marrë me numër privat spitali. Smë duket e drejtë të njoftojnë me numër privat. Mjekja më tha që do zgjasë akoma mungesa e Avastinës.

Ka gjashtë javë të paktën që mungon. Kjo është medikamenti më i rëndësishëm, është jetik. S’po kërkojmë as bukë as ujë, po kërkojmë ilaçin për të jetuar”, shprehet qytetarja Klementina Aliaj nga Vlora.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button