Politika

Kryesia e re, largohen Berisha, Topalli, Patozi

Statuti

Formimi i Kryesisë

Kryesia e partisë përbëhet nga:

a) Kryetari i partisë

b) Nënkryetarët e partisë

c) Sekretari i Përgjithshëm, drejtuesit e departamenteve dhe sekretarët funksionalë të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar

d) Kryesia e grupit parlamentar, ku përfshihen kryetari, nënkryetari, sekretari dhe zëdhënësi

e) Kryetari apo nënkryetari i Kuvendit që i përket grupit parlamentar të PD-së

f) Kryetarët apo nënkryetarët e komisioneve të përhershme parlamentare që i përkasin grupit parlamentar të PD-së

g) Kryetarët e organizatave partnere

bashaBrenda javës pritet të shpallen dhe drejtuesit e 22 departamenteve dhe 6 sekretariateve

Teksa procesi i ristrukturimit të plotë të Partisë Demokratike është drejt përfundimit të tij, disa nga figurat kryesore të këtyre viteve në këtë parti nuk do të jenë zyrtarisht më pjesë e strukturave drejtuese. Nga procesi i seleksionimeve që po zhvillohet prej më shumë se një viti, përmes zgjedhjeve të vetë anëtarësisë së PD-së, rezulton se të paktën 15 anëtarë të Kryesisë së vjetër nuk do të jenë më në kryesinë e re që do të konsituohet së shpejti përmes zgjedhjeve që do të bëjë Këshilli Kombëtar i PD-së. Në këtë listë bëjnë pjesë ish-kryetari i partisë, Sali Berisha, dy ish-nënkryetarët Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi, ish-sekretari për çështjet zgjedhore dhe ish-kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali. Dhe ky shkurtim është rezultat i ndryshimeve në Statutin e PD-së, të miratuara në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në fund të shtatorit, ku në Kryesinë e re është përcaktuar se do të hyjnë automatikisht kryesia e grupit parlamentar, kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve kuvendore që i përkatësin PD-së, si dhe 22 drejtues të departamenteve dhe 6 sekretarë funksionalë që zgjidhen nga Këshilli Kombëtar. Nisur dhe nga mbyllja e procesit të fundit për përcaktimin e Kryesisë së re, atë të aplikimeve për drejtuesit e departamenteve dhe sekretarëve të partisë, as Berisha, as Topalli, as Patozi, as Rusmaili nuk kanë kandiduar në këtë garë. Mundësia e vetme që ata të jenë anëtarë kryesie është të kandidojnë për një post nënkryetari ose për sekretar të përgjithshëm, por ka shumë pak gjasa që kjo të ndodhë, pasi Berisha, Patozi dhe Topalli që prej zgjedhjeve të 23 qershorit të vitit të kaluar, u pasuan me dorëheqjen nga të gjitha funksionet në parti të tyre, dhe ata deklaruan se nuk do të ishin më pjesë drejtuese e partisë së re që do të krijonte pasardhësi i Berishës, Lulzim Basha. Gjithashtu, në kryesinë e re nuk do të jenë më Arben Qirjako, Arta Sakja, Fatos Beja, Genc Ruli (i dorëhequr nga pozicioni i nënkryetarit të veprimtarive prodhuese), Keltis Kruja, Lajla Përnaska, Mesila Doda, Myqerem Tafaj dhe Rajmonda Bulku. Ndërkohë që në Kryesinë e re të PD-së, përveç kryetarit Lulzim Basha, aktualisht dihen edhe disa prej emrave të tjerë, Edi Paloka, Eduard Halimi, Gent Strazimiri e Jorida Tabaku si kryesi e grupit parlamentar, sekretari i përgjithshëm në detyrë, Ridvan Bode, Flamur Noka, Majlinda Bregu, Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi, Aldo Bumçi e Genc Pollo si kryetarë e nënkryetarë të komisioneve parlamentare si dhe Edmond Spaho, si nënkryetar i Kuvendit, të cilët e fitojnë postin e anëtarit të Kryesisë automatikisht. Kësaj liste të anëtarëve në Kryesinë e re do t’i shtohen edhe nënkryetarët e PD-së, numri i të cilëve ende nuk është përcaktuar, Sekretari i Përgjithshëm, ku kandidatë janë Eduard Selami, Arben Ristani e Enkelejd Alibeaj, 22 drejtues të departamenteve, 6 sekretarë funksionalë që pritet të shpallen në fillim të kësaj jave, si dhe kryetarët e organizatave partnere.

Kryesia e re

Lulzim Basha

Edi Paloka

Eduard Halimi

Gent Strazimiri

Jorida Tabaku

Edmond Spaho

Oerd Bylykbashi

Ridvan Bode

Majlinda Bregu

Aldo Bumçi

Albana Vokshi

Flamur Noka

Genc Pollo

Nënkryetarët e partisë

Sekretari i përgjithshëm

22 drejtues të departamenteve

6 sekretarë funksionalë

Kryetarët e organizatave partnere

Nuk do të jenë në kryesinë e re

Sali Berisha

Arben Qirjako

Arta Sakja

Astrit Patozi

Bujar Nishani

Fatos Beja

Genc Ruli

Ilir Rusmali

Jozefina Topalli

Keltis Kruja

Lajla Përnaska

Mesila Doda

Myqerem Tafaj

Rajmonda Bulku

Sokol Olldashi

Related Articles

Comente

  1. Lulezim Basha beri mire qe hoqi garden e vvjeter qe e cperfytyruan shqipern me me krimin dhe korupsjonin qe instaluan duke e bere shqiperin vendin me te koruptuar ne gjithe administraten shteterore ne gjithe strukturat e saj. Edhe Abraham Linkolni, apo Teodor Ruzvelti te ngrihen nga vari dota kishin te veshtire ti bejne shqipateret qytetare qe te jetojne me djersen e ballit, te ndergjegjshem per zbattimin e ligjit. Me keqardhje konstatojme se edhe pse po ben reforme ne strukturat e saj PD, deri tani shikojme qendrime destruktive, kundervenje ndaj rreformave aq te domosmarindoshme per ate vend, mohim i cdo ligji e vendimi te qeveris dhe ndaj aksjoneve te policise per shkaterimin e bazave te kultivimit te droges, denimin e trafikanteve, Esht per te ardhur keq qe mbeshtesin hajdutet e energjis elektrike, ata qe kane ndertuar pa leje me vend e pa vend dhe kane zaptuar pronat publike dhe me e turpshmja eshte kure bejne thirje per protesta masive per rrezimin me cdo kusht te qeveris aktuale, vetem e vetem te rimarin pushtetin e humbur me 23 Qershor 2013. Kesaj partie i mungon alternativa, ballafaqimi ne parlament, konsesusi, kerkon qe opoziten ta bej rrugeve gje qe e cvlefteson fare misjonin e opozites. Rreformat kane dhimbje ,pore jane te domosdoshme me gjendjen jo te mire, politike, ekonomike, dhe shoqerore qe la pas PD dhe Sali Berisha. Teodor Rusvelti kurre ndermori rreforma radikale tha; E dime qe rreformat qe po ndermarin jane te dhimbeshme, pore nese nuke do ti ndermarnin gjendja politike, ekonomike, shoqerorej jo vtem sdote permiresohet, pore dote keqesohet me shume; Keto rreforma ben qe SHBA, GJate presidences se tij u be superfuqia me e madhe ekonomike, politike dhe ushtaraka.

  2. Cdo gje qe behet ne emer te nje ndryshimi eshte thjesht nje propagande dhe demagogjije nga ana e Bashes.Ky njeri eshte i pabesuar , mbasi ka ecur dhe ka bere kariere, ne menyre shume te frikeshme. Te vjen keq te mendosh qe eshte kaq i ri dhe me kaq shume pikepyetje te errta ne jeten e tij. Per te realizuae ate qe ai do, mund te kthehet edhe ne vrases. Njerzit nuk e harojne historine. Mendohuni mire kush e ndjek ate dhe te shprehet lirshem ne pe e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button