Kryetari i parlamentit shpall datën e zgjedhjeve të parakohshme
Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski firmosi sot vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme legjislative për më 5 qershor, njoftoi zyra e
shtypit e parlamentit.
“Në bazë të kompetencave të mia kushtetuese dhe ligjore, në përputhje me vendimin për shpërbërjen e
parlamentit të Republikës së Maqedonisë, sot firmosa vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për deputetë në parlamentin e Republikës së Maqedonisë, që do të zhvillohen më 5 qershor 2016”, thotë Veljanoski në një deklaratë me shkrim.
Ai shpreh bindje se zgjedhjet do të zhvillohen në atmosferë të qetë dhe demokratike.
“Besoj se të gjithë subjektet e përfshira në procesin zgjedhor do të kontribuojnë që zgjedhjet të kalojnë në atmosferë të qetë dhe demokratike dhe që secili nga ne më 5 qershor do ta realizojë të drejtën e tij të votimit”, thekson kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanoski.
Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni ishin parashikuar të zhvilloheshin më 24 prill.