Kryetarja e KQZ-së: Miratimi në kohë i reformës zgjedhore do sjellë zgjedhje me standarte
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lefterie Luzi shpreh besimin që reforma zgjedhore do të miratohet në kohë nga partitë politike. Ndërkohë, Luzi bëri me dije se institucioni që ajo drejton është I gatshëm që të ofrojë ekspertizë teknike për Komisionin e Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore.
“Shprehim besimin që reforma zgjedhore do miratohet në kohë, pasi miratimi në kohë do sjellë zgjedhje me standarte”- tha Luzi.
Ndërsa deputeti demokrat Oerd Bylykbashi tha se reforma duhet të trajtohet me të gjitha problemet e veta.“Balancimi i Komisioneve për të shmangur bojkotin që ka ndodhur shpesh”,tha Bylykbashi.
Deklaratat e tyre, Luzi dhe Bylykbashi i bënë në punimet e seminarit me temë “Forcimi i Pavarësisë së Organeve të Menaxhimit Zgjedhor; Shkëmbimi i përvojave dhe mësimeve të nxjerra mes Shqipërisë dhe Sllovenisë”.