Politika
Kthimi i opozitës në Kuvend-PD gati të bashkëpunojë për një rezolutë të përbashkët
Partia Demokratike përshëndeti sot deklaratën e negociatorëve të Parlamentit Europian dhe dy grupeve parlamentare PPE dhe PSE dhe falënderon eurodeputetët Kukan dhe Fleckenstein për angazhimin e tyre në zgjidhjen e krizës parlamentare.
“PD konfirmon mbështetjen e plotë për Deklaratën e Parimeve dhe është e gatshme të fillojë menjëherë punën së bashku për rezolutën e përbashkët parlamentare. PD përshëndet dhe mirëpret angazhimin e mëtejshëm të Parlamentit Europian dhe institucioneve të tjera të BE-së për mbështetjen në vazhdim të procesit të normalizimit të jetës parlamentare”, citohet reagimi zyrtar i Partisë Demokratike, i publikuar pas deklaratës së dy negociatorëve të PE-së.