“Ku i fshehin milionat?!” Skandalet më të bujshme të korrupsionit në botë
Moderatorja Greta Topjana këtë të premte në emisionin “Review” në Euronews Albania përmes një grafiku ka listuar rastet e pazakonta të fshehjes së parave nga zyrtarë të lartë nëpër botë. Teksa përmendi raste nga Shqipëria e deri në Filipine, Topjana shpjegoi gjithashtu sa para janë sekuestruar dhe se ku janë gjetur ato.
“Unë kam bërë një grafik me rastet e pazakonta, nëse mund t’i konsiderojmë kështu, të fshehjes së parave apo pasurive në forma të ndryshme nga Shqipëria, Argjentina, SHBA-ja dhe Brazili të fshehjes fizike parave.
Ku fshihen milionat, nëse mund t’i quajmë kështu dhe skandale të korrupsionit në botë. E nisim me rastin e parave kesh dhe lingotave të arrit të fshehura mes ullishteve që kolegu Eni Ferhati e shpjegoi dhe për rastin Ervis Çela dhe Fran Çopja.
Shkojmë një tjetër rast në Shqipëri që ka bërë goxha bujë nëse mbani mend të Alda Klosit, të ish-drejtoreshës së kabinetit që flitej mbi 500 mijë euro që u diskutuam edhe me rastin e vjedhjes nga ana e zonjës e cila pastronte në shtëpinë e saj të cilat u gjetën në tubin e aspiratorit.
Pra, një tjetër variant për t’i fshehur paratë kesh. Do shkojmë në Hungari ë në rastin e ish-ministrit të zhvillimit kombëtar. Para të fshehura në pyje, në hambare, por edhe në magazina. Në Brazil një ish-ministër kishte fshehur 16.4 milion dollar në valixhe dhe në kuti kartoni.
Shkojmë në një tjetër rast. në Argjentinë. Ish-sekretari i punëve publike gati 9 milion dollar të fshehura në çanta, madje janë gjetur dhe në muret e një manastiri. Në një tjetër rast në SHBA ku ish-kongresmeni Ëilliam Jefferson. 90 mijë dollarë në frigorifer brenda kutive të ushqimeve, pra të paketuara.
Shkojmë në një tjetër rast në Filipine. Ish-presidente dhe ish-zonja e parë, ard dhe bizhuteri në koleksione dhe ambiente private. Pretendohet që dhoma të mbushura plot me të tilla, pra me ardhme, bizhuteri, por dhe me para.
Shkojmë në Rusi, ish-koloneli i policisë, banesa e mbushur plot me para. Në Ukrainë, zyrtarë rekrutimi, drejtues i strukturave rajonale janë gjetur po ashtu para të fshehura brenda shtëpisë, dhomave dhe brenda kulltuqeve.
Po ashtu në Kroaci. pasuri dhe vepra arti në ambiente sekrete, pra në dhoma të fshehura ashtu sikurse konsiderohen të tilla të fshehura sekrete. Dhe mbyllim me Maqedoninë e Veriut që janë gjetur para dhe në çanta luksoze”, tha Topjana.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.