☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,673 ▼0.92%
DOW 52,021 ▼0.3%
NASDAQ 26,225 ▼1.83%
NAFTA 98.71 ▲2.29%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $81,506 ▼ -1.14% ETH $2,423 ▼ -1.05% XRP $1.3083 ▼ -2.56% SOL $104.3500 ▼ -1.66%
S&P 500 7,673 ▼0.92 % DOW 52,021 ▼0.3 % NASDAQ 26,225 ▼1.83 % NAFTA 98.71 ▲2.29 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,673 ▼0.92 % DOW 52,021 ▼0.3 % NASDAQ 26,225 ▼1.83 % NAFTA 98.71 ▲2.29 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Politika

“Ku ishin ambientalistët kur në Nartë gjuhej me dinamit?” Ministrja: Duhet të jesh anti-shqiptar ta pengosh investimin

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili ka folur mbi investimin që pritet të realizohet në Zvërnec dhe protestat që e kundërshtojnë këtë iniciativë.

Duke iu drejtuar gjithë organizatave ambientaliste që shqetësohen për fatin e flamingove në Lagunën e Nartës, Ismailaj tha se deri në vitin 2012, zona jo vetëm që nuk kishte flamingo e pelikanë, por nuk kishte as peshk.

Kjo sipas ministres, për shkak të politikave të gabuara të qeverisë së kohës për mjedisin, por edhe për shkak të peshkimit duke përdorur dinamit.

Ismailaj shtoi se u desh 12 vite punë e qeverisë socialiste që biodiversiteti në atë zonë të pasurohej dhe sipas saj, as nuk duhet menduar se investimi që pritet të kryhet në Zvërnec, do të ‘godasë’ florën dhe faunën.

“Më ka bërë përshtypje fakti i ambientalistëve, që vijnë e protestojnë se po i rrezikojmë ne flamingot. Tani unë jam nga Vlora. Në Vlorë deri në vitin 2012 gjuhej peshku me dinamit. Ku ishin këta ambientalistët? Në Vlorë deri në vitin 2012 s’kishte peshk më të mbetur, sepse dinamiti largonte peshqit dhe speciet e tjera, përpos shkatërrimit të gjithë florës e faunës në det. Ambientalistët që kjo laguna që ne flasim sot dhe jemi duke kërkuar që mos të vrasë qeveria këto flamingot dhe pelikanët, kokërr flamingo s’kishte në atë kohë. Janë dashur 12 vite nisma që ne të arrijmë në atë diversitet që është sot”, tha mes të tjerash ministrja Ismailaj.

Ajo tha se të pengosh ardhjen e një projekti të tillë (referuar investimit që pritet të realizohet në Zvërnec), duhet të jesh shumë anti-shqiptar.

Kjo pasi sipas ministres, ai investim do të sjellë njohje më të gjerë të Shqipërisë në elitën e vendeve turistike dhe do të krijojë mijëra vende pune për popullin Vlonjat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.