🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 16 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 99.25 ▲0.55%
ARI 4,990 ▼1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $73,308 ▲ +2.09% ETH $2,262 ▲ +6.84% XRP $1.4748 ▲ +4.23% SOL $93.4100 ▲ +5.44%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.25 ▲0.55 % ARI 4,990 ▼1.43 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.25 ▲0.55 % ARI 4,990 ▼1.43 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Arte

Kuadrate dhe rrathë për poezinë

LUAN RAMA

Të shkruash poezi në kuadrate qiellore nuk është e thjeshtë. Madje ky libër më erdhi dje nga qielli. E kisha lexuar në dorëshkrim dhe vonoi, por erdhi. Haber i bukur me copëza dashurie vendosur në kuadrate, me detaje të fëmijërisë dhe imazhe të dashurisë njerëzore, ku ajo skicon fytyrat e të dashurve të saj, nënës, vëllait, vajzës, me ata që marrin frymë apo ata që kanë mbyllur sytë dhe më kot presin lajme nga lart, mbitokësorët. Kujton ditët e para të dashurisë, sytë ngazëllues, rendjet… Kuadrate ngado: kuadrate me mure dhe copëza qielli, kuadrate dëshire dhe vetmie, kujtime që i shfaqen papritur, kuadrate revolte dhe vargje alla Majakovski. Mund të bësh poezi me kuadrate? Vargje akuareli për të folur për puhizën apo shtegtime zogjsh. Ka në ato faqe kuadrate galloshe, kuadrat i ndryshkur…“ Aty absurdet e mia i mbledh me nxitim / gjer në absurdin tjetër”. Herë – herë merr vendimin që të bëjë divorc me trishtimin” : “Kam vendosur ti largohem trishtimit / do ta lë të çmendet pa mua / rrugëve do ta lë të shkojë me ulërimë / Divorcohem. Nuk dua/…” Ti shfleton faqen e rradhës dhe përsëri kuadrate: “kuadrate në rresht / vrarë si ushtarë / me pamundësi identifikimi/”. Në thelb Diana Gëllçi tenton shpesh një temë sociale. Kërkon ti bëjë sfidë jetës boshe, dukjes dhe mediokritetit, fallsitetit, kërkon të zhbirojë njeriun se mos ai në brendësinë e tij po ndryshon në këtë botë që shkon me nxitim dhe ku pesha e parasë është e tmerrëshme. E ka frikë zvetënimin, zbehjen e diellit. Shkrimi poetik për të është një lloj shpëtimi. I shpirtit, i vështrimit të fqinjit, botës përreth.
Tashmë duket se i kanë mbetur rrathët. Nuk është një lojë fëmijësh! Sa shumë gjëra mund të themi në to pasi linja e lakuar është dhe më delikate, edhe më me hire, fine. Toka, Dielli, Hëna, planetet, vetë kozmosin janë rrathë që na emocionojnë. Madje njerëzit kanë dëshirë, ashtu si fëmijët, të japin duart dhe të formojnë rrathë për të mbajtur brenda tyre dashurinë, zjarret. Brenda vargjeve ajo ka gjithnjë atë çka është humane. Atëherë, le të nisi me rrathët. Vargu mund të shkruhet në penel për të pikturuar sytë e dashurisë dhe vrullet e botës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.