Kronika
IKMT|: Nis shembja e 6 objekteve tek zona e Astirit
IKMT ndodhet në zonën e Astirit ku do të shemben 5 objekte. Ndërkohë ka nisur shembja e banesës së parë. Eshtë një banesë 2 katëshe e cila po shembet.
Që në orën 06:00 të mëngjesit në zonë kanë mbërritur forca policie në mbështetje të punëtorëve të IKMT-së. Policia ka bllokuar rrugën në 2 korsitë e saj nga ish- Sheshi Shqiponja deri tek ura e Lanës.
Janë planifikuar të prishen 6 objekte, nga të cilat një me shpërthim të kontrolluar, që do të realizohet një ditë më pas. Objektet që do të prishen, ndodhen pranë rrethrrotullimit në hyrje të Tiranës