Ekonomia

Kukës- Ndërtimi i infrastrukturës rrugore prioritet në 2015

Zbatimi i projektit rruga e Përbreg-ut, që e lidh zonën me rrugën nacionale, me një vlerë prej 2.3 milion dollarësh dhe projekti i rehabilitimit të rrugës në hyrje të aksit nacional Kukës – Shishtavec, me një vlerë prej 60 milion lekë, do të jenë prioritet i Prefekturës së Kukësit, gjatë këtij viti.

kukesi1Prefekti i Qarkut të Kukësit, Safet Gjici, në analizën vjetore të këtij inistucioni bëri të ditur se po ashtu vëmendje do ti kushtohet edhe monitorimit të zbatimit të ligjit, tek të gjitha institucionet shtetërore dhe agjencitë ligjzbatuese, me qëllim që të përmirësohet jeta e komunitetit. Gjatë vitit që lamë pas, tha ai, është punuar fort edhe në luftën ndaj kultivimit të lëndëve narkotike, trafikimit të qënieve njerëzore, rritjen e nivelit të arkëtimit të faturave të energjisë elektrike, tek të gjithë konsumatorët si dhe formalizimin e sektorit minerar. Përveç kësaj, Prefekti Gjici vuri në dukje se është ivestuar edhe në të gjitha projektet infrastrukturore, të cilat ishin lënë në mes. “Konkretisht, ka përfunduar rruga Kukës-Krumë, me një vlerë prej 19 milion dollarësh, rruga Bajram Curri – Valbonë, me një vlerë prej 16 milion dollarësh, ku 7 milion dollarësh janë dhënë gjatë këtij viti. Sipas tij, në 2014-ën janë investuar 298 milion lekësh për rikonstruksionin e rrugëve brenda qytetit të Kukësit dhe Krumës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button