Arte

Kumbaro parashikon kulturën e 2016-s

Komisioni

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka folur dje përpara Komisionit të Medias mbi projektet dhe investimet e parashikuara në kulturë për vitin 2016. Investimi mbi dixhitalizimin e pasurive kombëtare, investimet në fushën e trashëgimisë kulturore, implementimi i një konteksti të ri ligjor të infrastrukturës, si rritja e marrëveshjeve me vende të rëndësishme në fushën kulturore, ishin disa nga synimet e parashikuara për vitin që vjen. Buxheti i vitit 2016 parashikon një financim prej 642 milionë lekësh për kulturën. Sipas Kumbaros, në këtë buxhet janë parashikuar financimi i disa projekteve prioritare siç janë qendra kombëtare kulturore “Skena e Re”, rikonstruksioni i teatrit “Andon Zako Çajupi”, rikonstruksioni i teatrit “Migjeni” Shkodër, muzeu i “Gjethit”, ndërhyrje rehabilituese në çatinë e Kinostudios “Shqipëria e Re”, sistemim i qendrës kombëtare të fëmijëve brenda godinës Kinostudio “Shqipëria e Re”, bashkëfinancim me IPA-n i projektit “Apollonia” etj. Ministrja Kumbaro foli dhe për investimet në kulturë gjatë vitit 2015, dhe ato çfarë pritej në sektorin e kulturës për vitin që vjen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button