☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 28 April 2026
S&P 500 7,139 ▼0.49%
DOW 49,142 ▼0.05%
NASDAQ 24,664 ▼0.9%
NAFTA 99.62 ▲3.37%
ARI 4,610 ▼1.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1728 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.6411 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4367 EUR/TRY 52.8371 EUR/JPY 186.88 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1728 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.6411 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4367 EUR/TRY 52.8371 EUR/JPY 186.88 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $76,414 ▼ -0.61% ETH $2,293 ▲ +0.26% XRP $1.3817 ▼ -0.73% SOL $83.8300 ▼ -0.38%
S&P 500 7,139 ▼0.49 % DOW 49,142 ▼0.05 % NASDAQ 24,664 ▼0.9 % NAFTA 99.62 ▲3.37 % ARI 4,610 ▼1.79 % S&P 500 7,139 ▼0.49 % DOW 49,142 ▼0.05 % NASDAQ 24,664 ▼0.9 % NAFTA 99.62 ▲3.37 % ARI 4,610 ▼1.79 %
EUR/USD 1.1728 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.6411 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4367 EUR/TRY 52.8371 EUR/JPY 186.88 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1728 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.6411 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4367 EUR/TRY 52.8371 EUR/JPY 186.88 EUR/CAD 1.5974
28 Apr 2026
Breaking
Politika

Vangjeli: Gjyqet e mëdha të politikës po helmatisen

Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit se procesi ndaj ish-presidentit Meta në mënyrën sesi po zhvillohet ai është një proces i helmuar.

Sipas Vangjelit, rasti i “kafazit është një nga këto gjëra që na rrëfejnë se sa lehtësisht ne mësohemi me të ligën dhe se si përjashtimi shndërrohet në rregull”

“Të besosh se publiku pret drejtësi është një frazë shumë e bukur për t’u dëgjuar dhe do të ishte mirë edhe ta besonim. Unë vetë kam dyshime serioze për këtë gjë.

Publiku shqiptar shumë polarizuar e ka në mëndje fajësinë apo pafajësinë sipas bindjeve ideologjike. Por kafazi si një gjë në vetevete është një nga këto gjëra që na rrëfejnë se sa lehtësisht ne mësohemi me të ligën dhe se si përjashtimi shndërrohet në rregull”, tha Vangjeli.

Analisti vuri në dukje se qoftë në rastin e z. Veliaj, të Ilir Beqajt, apo edhe të Ilir Metës, procesi po shkon drejt helmimit.

“Qoftë për z. Veliaj, qoftë për z. Beqja, qoftë për z. Meta është kaq dramatike kur ti e di se çfarë do të ndodhë nesër dhe prapë me këmbëngulje ecën drejt saj, do të jetë arsye qoftë edhe të vetmet këto të konsiderojnë të helmuar procesin që po bëhet në Tiranë.

Nëse këto pamje do t’i shikonte një gjykatës i Strasburgut do të ngrinte duart dhe do të thoshte me dëshpërim; E kemi thënë gjë të tillë, kur ndëshkojmë një shtet si Rusia, si mund të pritet që Shqipëria të bëjë një gjë të tillë. Është jashtë çdo përfytyrimi.

Kini parasysh dy gjëra, deri më tani nuk është futur askush në thelbin e çështjes sepse tani po fillon procesi gjyqësor sepse nuk diskutohet fajësia apo fajësia, por rruga se si mbërrihet atje. A është garantuar barazia e palëve në proces. Ka dhjetëra qytetarë shqiptarë që e kanë provuar këtë fat por askush nuk e ka menduar këtë gjë, përfshirë edhe këta zotërinj, ish-presidenti i Republikës, kryetari i Bashkisë së Tiranës”, nënvizoi më tej Vangjeli.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.