Kryeartikull

Kur dëgjon çdo gjë por jo togfjalëshin “Studim fisibiliteti”

Nga Irena Beqiraj

Në pikën 9 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 1030 të miratuar që në vitin 2015 thuhet se:

“Çdo investitor, i cili kërkon pjesëmarrjen shtetërore në një investim strategjik, përveç
dokumentacionit për përfshirjen në procedurat administrative të investimeve strategjike dhe
atë mbi garancitë financiare, duhet të paraqesë pranë Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve edhe dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Planin e plotë të biznesit, në të cilin përcaktohen edhe detyrimet përkatëse të propozuara në ngarkim të investitorit strategjik e të shtetit, si dhe kostot përkatëse;
b) Studimin e plotë të fizibilitetit, i cili përfshin në mënyrë të detajuar analizën dhe vlerësimin
teknik, ekonomik dhe tregtar të projektit, si dhe provon se projekti është i përshtatshëm, i
nevojshëm dhe i realizueshëm………

Në lidhje me projektin e portit të Durrësit kam dëgjuar çdo fjalë të mundëshme, kam dëgjuar që ka edhe një plan biznesi, por nuk kam dëgjuar kurrë të flitet për studimi fisibiliteti.
Pra, a ka studim fisibiliteti?

Me vëmendje dëgjova dje shumë analistë, të cilët ndër të tjera thonin që nuk ka nevojë për prokurim për projektin e Portit te Durrësit, sepse është investim strategjik, apo të tjerë që merreshin me emra investitorësh dhe llogari me gishta që japim aq e marrim kaq !

Natyra e projektit të portit të Durrësit është e përzierë, pra është investim strategjik edhe e drejtë konçesionare për ndërtimin edhe operimin e portit të jahteve.

Edhe ligji i investimeve strategjike është i qartë për këtë.
Në nenin 17 të ligjit thuhet:
“Kur legjislacioni në fuqi parashikon zhvillimin e procedurave konkurruese/tenderuese/ konçesionare vetëm pas përzgjedhjes së subjektit fitues të garës dhe nëse projekti i propozuar përmbush kërkesat e këtij ligji, Agjencia, në bashkëpunim me institucionet/entet përgjegjëse për investimin strategjik, sipas fushave të përgjegjësisë, vlerëson projektin e propozuar dhe i propozon Komitetit të Investimeve Strategjike miratimin
e statusit “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë”.

Jo vetëm që duhej procedurë konkuruese, por ajo domosdoshmërisht do të duhej të kryhej mbi bazën e një studimi fisibiliteti.
Pra fjala kyçe, hapi i parë që një vendimarrje e tillë të jetë e drejtë edhe e arsyetuar është studimi fisibilitetit, i cili duhet të tregojë që ky projekt është pikë së pari “I NEVOJSHËM”për ekonominë.

Pa studim fisibiliteti, çdo debat, çdo opinion pro apo kundër në Kuvend, ekran apo rrjete sociale bie në kategorinë e tjerrjes apo në shërbim të politikës, aspak të publikut .

Si qytetare e thjeshtë edhe si ekonomiste ju lutem, jepini publikut studimin e fisibilitetit..

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button