🌤️
Tiranë 30°C · Kryesisht kthjellët 18 June 2026
S&P 500 7,420 ▼1.21%
DOW 51,493 ▼0.98%
NASDAQ 26,022 ▼1.34%
NAFTA 74.02 ▼2.62%
ARI 4,280 ▼2.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $64,456 ▼ -0.78% ETH $1,751 ▼ -1.08% XRP $1.1788 ▼ -1.43% SOL $72.1300 ▼ -0.35%
S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.02 ▼2.62 % ARI 4,280 ▼2.31 % S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.02 ▼2.62 % ARI 4,280 ▼2.31 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
18 Jun 2026
Breaking
Politika

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, “non grada” Berisha propozon datën për protestën e radhës

Kryetari i Partisë Demokratike, i shpallur “non grada” nga SHBA dhe Britania e Madhe, Sali Berisha ka propozuar datën tjetër kur do të mbahet protesta e radhës.

Ai tha që në nisje të mbledhjes së Kryesisë se protesta e radhës do të jetë në 6 dhjetor, në të njëjtën ditë kur në Tiranë do të mbahet samiti Ballkani Perëndimor-BE.

“Me aferat e tij shumë miliardëshe , tani kjo e fundit me Portin e Durrësit, PD i mbetet që me gjithë fuqinë e saj, protestat e veta. Beteja e PD është betejë për ekzistencë n e demokracisë në Shqipëri dhe kjo është e vërteta. Nuk duhet të harrojmë se kur të gjitha institucionet kontrollohet dhe përfundojnë në duart e një partie kjo në të gjitha përcaktimet është shteti monopartiak apo diktaturë e një partie she kjo është e vërtetë në Shqipërisë, ndaj protesta e 12 nëntorit domosdoshmërish duhet të vazhdohet me protesta të tjera dhe data 6 dhjetor mendoj unë është një rast që populli opozitar të ngrejë zërin para të gjithë botes.”, tha ai.

Mes të tjerash Berisha tha se këtë protestë liderët europiane duhet ta marrin si akt mirëseardhjeje, ndërsa për qeverinë do të jetë një akt armiqësor.

“Protesta jonë synon para së gjithash të dëshmojë se në këtë vend, i cili po varfërohet, po vidhet, shkretohet, çdo muaj e më shumë, aspiratat demokratike janë të pavdekshme, janë të forta. Ndaj ftoj që ta marrim këtë si akt mikpritje ndaj tyre, dhe padiskutim armiqësor, flagrant, ndaj Edi Ramës, i cili në aferat e tij turpëron çdo njeri, çdo komb dhe lirinë.”, pohoi Berisha, duke shtuar: “Me këtë agjendë betejë, kundër monizmit dhe ekzistencën  e pluralizmit. Mbrojtjen e pasurisë më të madhe publike që kanë shqiptarët sot, Portin e Durrësit që po plaçkitet në mënyrën më të paimagjinueshme dhe po përvetësohet nga klani Rama me klane të tjera. Natyrisht agjenda mund të ketë dhe do ketë çështje të tjera, por mendoj se një popull i shndërruar nuk do thosha atë që ka thënë një gazetar italian me të drejtë kur u mbush stadium i Barit, ‘popull fantazëm’;, por një popull gomonesh po. Protesta e jonë synon të dëshmojë se në këtë vend që po varfërohet, vidhet e shkretohet aspirate demokratike europiane janë të pavdekshme. Kam bindjen se populli opozitar e pret këtë thirrje me dëshirën më të madhe për të paraqitur në arenë e lidershpit europian problematikat me të cilat përballet sot”.

 

 

 

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.