☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 28 June 2026
S&P 500 7,354 ▼0.05%
DOW 51,876 ▼0.09%
NASDAQ 25,298 ▼0.24%
NAFTA 69.23 ▼3.74%
ARI 4,096 ▲1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162 EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162
₿ CRYPTO
BTC $60,000 ▲ +0.02% ETH $1,573 ▼ -0.23% XRP $1.0492 ▲ +0.14% SOL $70.5500 ▼ -1.77%
S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 % S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 %
EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162 EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162
28 Jun 2026
Breaking
Kosova

​Kurti-BE-së: Kosovës t’i jepet statusi i kandidatit, premtimi juaj është zgjerimi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kërkoi nga Bashkimi Evropian që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat dhe të hapen negociatat për anëtarësim

Në një aktivitet të organizuar nga Zyra e BE-së , në Ditën e Evropës, Kurti tha se Kosova nuk duhet të mbetet prapa në procesin integrues evropian.

“Për Kosovën, Bashkimi Evropian nuk është një realitet i largët apo një grup standardesh që duhen përmbushur. Ai është shtëpia natyrore e shoqërisë sonë, korniza e reformave tona dhe e ardhmja e qytetarëve tanë që tashmë është zgjedhur. Më shumë se 80% e qytetarëve tanë mbështesin anëtarësimin në Bashkimin Evropian, një nga nivelet më të larta të mbështetjes kudo në Evropë. Ne kemi bërë përparim të konsiderueshëm në vendin tonë. Kemi një nga normat më të forta të rritjes ekonomike në Evropën Juglindore dhe më të fortën në Ballkanin Perëndimor. Jemi në krye kur bëhet fjalë për avancimin demokratik, qoftë sipas matjeve të Ëorld Justice Project, Freedom House, Transparency International apo Ëorld Press Freedom Index. Ne jemi gjithashtu vendi më i sigurt në rajonin tonë me nivelin më të ulët të krimit. I gjithë ky përparim mori njohje në rrugën tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Pas një dekade pritjeje, ne tashmë gëzojmë liberalizimin e vizave dhe morëm vendimin historik për të aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian më 15 dhjetor 2022”, tha ai.

Kurti tha se Kosova është pjesë e Planit të Rritjes së BE-së dhe se po bëjnë çdo përpjekje për të zbatuar secilin hap.

“Premtimi juaj është zgjerimi. Premtimi ynë janë reformat, dhe ne mundemi dhe duhet t’i realizojmë të dyja, kjo është një përgjegjësi e përbashkët”, tha Kurti. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.