🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 16 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.57 ▲0.01%
ARI 3,864 ▼0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
₿ CRYPTO
BTC $64,425 ▼ -2.11% ETH $1,799 ▼ -1.67% XRP $0.9481 ▼ -1.7% SOL $70.7100 ▼ -1.64%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.57 ▲0.01 % ARI 3,864 ▼0.59 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.57 ▲0.01 % ARI 3,864 ▼0.59 %
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
16 Nën 2026
Breaking
Kronika

Aksion në pikat e Goricës dhe Kapshticës, arrestohet 57-vjeçari i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje në Austri!

Policia Kufitare e Korçës ka zhvilluar kontrolle intensive në pikat kufitare të Goricës dhe Kapshticës, duke goditur një rast të kërkimit ndërkombëtar dhe dy raste të kontrabandës së mallrave.

Në Goricë është arrestuar një 57-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Vjena, pasi akuzohet në Austri për vrasje të mbetur në tentativë.

Ndërkohë, në Kapshticë është arrestuar një 55-vjeçar dhe është proceduar penalisht një 29-vjeçar, pasi në autobusët që drejtonin u gjetën mallra të dyshuara të kontrabanduara, përfshirë cigare, produkte ushqimore, medikamente, vaj dhe pjesë automjetesh.

Njoftimi i policisë:

“Kontrolle intensive, bazuar në analizën e riskut, për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për goditjen e paligjshmërive.

Kapet 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar dhe goditen 2 raste të kontrabandës së mallrave.

Akuzohet në Austri, për vrasje të mbetur në tentativë, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 57-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Kufitare Goricë kapën në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shtetasin maqedonas T. P., 57 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Vjena, Austri, pasi Gjykata Rajonale e Vjenës, me vendimin e datës 04.08.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Korçë kryen arrestimin e përkohshëm të 57-vjeçarit, me qëllim ekstradimin në Austri. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri, vijon procedurat për ekstradimin e tij, në këtë shtet.

Shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë arrestuan në flagrancë 1 shtetas dhe preceduan në gjendje të lirë 1 tjetër, për kondrabandë mallrash.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë, në autobusin që drejtonte shtetasi Sh. H., specialistët e Seksionit të Hetimit dhe ZMPKT Kapshticë gjetën mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara (cigare, produkte ushqimore, medikamente, vaj dhe pjesë automjetesh), ndërsa në autobusin që drejtonte shtetasi M. G. gjetën steka me cigare të dyshuara të kondrabanduara.

Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. H., 55 vjeç, banues në Tiranë dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi M. G., 29 vjeç, banue në Tiranë.

Të gjitha mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet proceduariale u referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.