☁️
Tiranë 15°C · Vranët 25 Nëntor 2026
S&P 500 7,201 ▼0.5%
DOW 50,019 ▲0.85%
NASDAQ 23,734 ▼1.48%
NAFTA 81.45 ▼0.73%
ARI 3,557 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $58,794 ▼ -1.23% ETH $1,647 ▼ -1.89% XRP $0.9120 ▼ -1.47% SOL $67.7400 ▼ -3.22%
S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 81.45 ▼0.73 % ARI 3,557 ▼0.95 % S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 81.45 ▼0.73 % ARI 3,557 ▼0.95 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Kosova

Kurti paraqiti të arriturat në qeverisjen e tij, reagon Bajrami: Çka ke raportuar për gjashtë vjet qeverisje me 20 miliardë euro?

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti i cili sot ka publikuar përmes një dokumenti një përmbledhje për të arriturat kryesore të Qeverisë Kurti 2.

Bajrami përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka pyetur se çka ka raportu Kurti, konkretisht për cilat të arritura.

“Çka kish raportu Albini për gjashtë vjet? A kish raportu se i ka ndërtu 160 çerdhe? A kish raportu se i ka përfundu rrugët për Podujevë, Pejë e Mitrovicë? Po rrugën për Gjilan, a kish raportu se e ka përfundu për të 13-ën herë? A kish raportu se i ka çu hajnat në burg? A kish raportu se e ka luftu mafinë energjetike? A kish tregu qysh ju dashtën 6 vjetë me marrë veshë se po blejmë energji nga kompanitë e Serbisë? A kish raportu qysh i ka rritë rezervat shtetërore? A kish raportu se i ka mbushë spitalet me barna, siç premtoi? Po bashkimin kombëtar, hekurudhat, digat e kërkimfaljen nga Serbia – a kish raportu se i ka realizu edhe këto? Më tregoni çka ka raportu, se ende s’e kam lexu raportin. Jam në Forumin Ekonomik të Riinvestit, ku po flasim për probleme reale të këtij vendi”, ka shkruar ajo.

Tutje ajo ka thënë se Kurti për gjatë gjashtë vjetëve i ka pasë në dispozicion rreth 20 miliardë euro.

“Çka kish raportu se ka përfundu me gjithë ato taksa që kanë pagu qytetarët? Çka ka ndodhë me premtimet e tij? Çka presin qytetarët përpos rënies së çmimit të biletave me ikë në Gjermani?”, ka shkruar ndër të tjera Bajrami në Facebook. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.