☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,150 ▲ +0.83% ETH $2,273 ▲ +1.16% XRP $1.2589 ▲ +0.87% SOL $95.6300 ▼ -0.06%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet menjëherë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se menjëherë pas certifikimit të rezultateve nga zgjedhjet e parakohshme do të fillojnë komunikimet me partitë politike me synim arritjen e një marrëveshjeje për formimin e institucioneve të reja.

Këto komente Kurti i bëri të martën pasi mori pjesë në edicionin e 8-të të Festivalit Multikulturor dhe Ekspozitës Mobile “KRAH” në Prishtinë.

I pyetur nga gazetarët për hapat e ardhshëm pas procesit zgjedhor, Kurti u shpreh shkurt se komunikimet do të nisin sapo të përfundojë procesi i certifikimit të rezultateve.

“Porsa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet menjëherë”, tha ai.

Deklarata e kreut të ekzekutivit vjen në një periudhë kur pritet përmbyllja e procedurave zgjedhore dhe certifikimi zyrtar i rezultateve, çka do t’i hapte rrugë konsultimeve politike për konstituimin e institucioneve dhe formimin e qeverisë së re.

Ndryshe, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se shpallja e rezultateve përfundimtare varet nga përmbyllja e procedurave ankimore dhe vendimet që do të merren nga institucionet përkatëse.

Sipas rezultateve aktuale, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë me 53 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 18 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7 ulëse. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.