☁️
Tiranë 19°C · Vranët 06 May 2026
S&P 500 7,347 ▲1.21%
DOW 49,918 ▲1.26%
NASDAQ 25,696 ▲1.46%
NAFTA 95.41 ▼6.71%
ARI 4,709 ▲3.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
₿ CRYPTO
BTC $81,787 ▲ +0.29% ETH $2,364 ▼ -0.72% XRP $1.4290 ▲ +1.13% SOL $88.9300 ▲ +3.77%
S&P 500 7,347 ▲1.21 % DOW 49,918 ▲1.26 % NASDAQ 25,696 ▲1.46 % NAFTA 95.41 ▼6.71 % ARI 4,709 ▲3.07 % S&P 500 7,347 ▲1.21 % DOW 49,918 ▲1.26 % NASDAQ 25,696 ▲1.46 % NAFTA 95.41 ▼6.71 % ARI 4,709 ▲3.07 %
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
06 May 2026
Breaking
Kosova

Kurti thirrje mërgatës për regjistrim dhe pjesëmarrje në votime

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen për votim dhe të marrin pjesë në procesin e ardhshëm zgjedhor.

Përmes një video postimi në një mesazh drejtuar mërgatës, Kurti theksoi se qytetarët e Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, kanë shprehur qartë vullnetin e tyre në proceset e fundit zgjedhore, duke përmendur datat 9 shkurt 2025 dhe 28 dhjetor si momente kyçe të shprehjes së këtij vullneti.

Sipas tij, pavarësisht rezultateve bindëse, vendi është përballur me bllokada politike që kanë penguar formimin e institucioneve.

“Të dashur mërgimtar, populli i Kosovës brenda dhe jashtë vendit foli qartë më 28 dhjetor. Madje më qartë si asnjëherë më parë në Kosovën e pasluftës. Ky zë i qartë i juaji erdhi pas 10 muajsh bllokade për të pamundësuar krijimin e Qeverisë të udhëhequr nga LVV. Fitorja e 9 shkurtit 2025 ishte bindëse. Të vetmen përgjigje ndaj votës qytetare opozita e kishte bllokadën. Fitorja e 28 dhjetori ishte më bindëse. Sërish mendësinë e njëjtë opozita: bllokadën. Provuam gjithcka. Ishim të vetmit që propozonim zgjidhje me seri ofertash që vendi që mos shkonte në zgjedhje. Nga e gjithë kjo kuptohet një gjë: këta në thelb nuk e respektojnë rezultatin zgjedhor. Realisht këta po thonë se: qytetarët votojnë, por ne me matematikat tona do ta prishim vullnetin e tyre të shprehur”, ka thënë Kurti.

Duke e cilësuar procesin zgjedhor si shumë të rëndësishëm, ai njoftoi se periudha për regjistrimin e votuesve nga jashtë vendit do të zgjasë nga 6 deri më 17 maj.

Kurti u bëri thirrje të gjithë atyre që nuk mund të jenë fizikisht në Kosovë gjatë votimit që të regjistrohen sa më parë.

“Të dashur bashkatdhetarë, ata që mendojnë se do ta lodhin popullin do të lodhen vet. E ne që jemi në rrugë të drejtë nuk do të ndalemi asnjëherë së punuari për të mirën e përbashkët dhe interesin publik. Ky proces zgjedhor është shumë i rëndësishëm. Ftoni familjarët miqtë e dashamirët të bëhen pjesë e vendimmarrjes fillimisht duke u regjistruar për votim, pastaj edhe për të votuar”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.