Kryeartikull

“Kush i bën revolucionet përgjysmë i hap varrin vetes”

Nga Erald Shulla

“Kush i bën revolucionet përgjysmë i hap varrin vetes”. Kështu ka thënë në “kohë revulucionesh”, politikani francez Louis Antoine Léon de Saint-Just. Po le të merremi me “Revulucionin e 11 Shkurit”, sepse francezët kanë bërë revulucione prandaj kanë shprehje dhe thënie për ngjarje të tilla që shënojnë ndryshime të mëdha në histori vendesh. Trumbetimi i madh që u bë në deklarata apo lëvizje si gjithmonë me të njëjtin model komunikimi me publikun, që këta duan t’i krijojnë idenë çdo personi që këtu do të bëhet nami, e do vi ndryshimi. E nga kush do të vi ky ndryshim? Nga këta politikanët tanë të pandryshueshëm në dekada?

Data 11 shkurt u përshkrua dhe do ishte sipas Berishës nisja e “Revulucionit” më të madh që kishte parë historia, vendi ynë jo e jo që nuk e kishte parë, por as diku tjetër nuk ka ndodhur ajo që do të ndodhte këtu, ajo që do bënte një pjezës e opozitës. Sipas tyre, qindra mijëra persona do të derdheshin shesheve të Tiranës. Po mendoja nga do dalin gjithë këta persona, se Berisha para një jave deklaroi që këtu janë larguar të gjithë nga keq qeverisja e Ramës. Nuk ka ngelur më asnjë, ja kanë mbathur të gjithë, vallë veç Berisha, Meta dhe rrethi i tyre i paskan mbetur si besnikët e Shqipërisë për ta shpëtuar. Ndoshta Shqipëria do iki ndonjë ditë vetë nga vetja e saj, jo për të shpëtuar edhe ajo nga vetvetja, por për të shpëtuar edhe ajo si shqiptarët nga këta politikanë. Por data 11 shkurt erdhi, edhe kaloi, por Revulucioni ngeli vetëm si fjalë, si premtim, si imagjinatë, apo si gënjeshtër e rradhës, si shumë të tjerave në këto 32 vite. Apo si pamundësi për të bërë gjëra, ndoshta është dhe kjo, Berisha e kishte mundësin në vitin 1992 për ta bërë “Revulucionin” atëhere kur duhej dhe i duhej çdo shqiptari, por u largua me një të tillë në 1997. Por le të ngelemi tek 11 shkurti, Berisha bëri manifestimin më të dobët që ka bërë ndonjeherë, edhe pse në krah qëndronte edhe ish Presidenti dhe aleati i tij z.Ilir Meta pjesëmarrja ishte zhgënjyese. “Mund të ketë revolucion vetëm aty ku ka ndërgjegje”- thotë politikani tjetër francez, Jean Jaurès. Berisha duke u gjendur në një dramë, ku ishte nisur në fakt për të treguar forcën, por tregoi në të vërtet dobësin e tij, me pjesëmarrje shumë të ulët në manifestim. Justifikimet me sjelljet duke hedhur flakadan shumë ngjyrësh apo duke lëvizur vërdall nuk e shmangun dot realitetin ku ndodhet ai sot.

Partia Demokratike sot nuk është si premtoi Berisha, më e bashkuar dhe më e fortë. Partia Demokratike sot është më e dobët dhe shumë përçarje. Figurat politike që rrethojnë sot Berishën, jo që nuk ngjallin asnjë besim tek qytetarët, por në të vërtet ngjasojnë me portret e ndonjë muzeu që fletë për të shkuarën e harruar. Pjesëmarrja e dobët në manifestimin e 11 shkurtit duhet të jetë mësim për reflektim, demokratët nuk i pranojnë më gënjeshtrat, broçkullat. Ata duan alternativën për qeverisje, e jo lojëra për të mbuluar hallet dhe problemet e akumuluara nga liderët ndërvite. Hallet e demokratëve sot nuk janë hallet e Sali Berishës dhe Ilir Metës, janë papunësia, çmimet e larta, pasiguria, korrupsioni, e drejta etj. Demokratët duhet me patjetër të shkëputen nga e kaluara duhet të zgjedhin të ardhmen, koha e Revulucioneve ka përfunduar jetojmë në kohë të tjera, në kohërat e rrjeteve sociale. Shpresoj që Berisha të mos vazhdoj më me kokë forcin e tija duke e çuar Partinë Demokratike të ndarë në zgjedhjet e 14 majit sepse do të ishte fatale për demokratët por jo vetëm, edhe për qytetarët shqiptarë të cilët në fund të ditës duan një alternativë dhe mundesi për ndryshim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button