🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.24 ▼1%
ARI 4,143 ▲1.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,556 ▲ +5.94% ETH $2,427 ▲ +8.41% XRP $1.3062 ▲ +4.45% SOL $96.3200 ▲ +6.45%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.24 ▼1 % ARI 4,143 ▲1.71 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.24 ▼1 % ARI 4,143 ▲1.71 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Politika

PD pa para për zgjedhje? Debati në Kuvend, PS: Bojkotuat në 2019, nuk ju takon asnjë fond

Historia e bojkotit të zgjedhjeve lokale të 2019 vijon të përndjekë demokratët.
Në prag të betejës së 14 Majit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet t’i shpërndajë subjekteve garuese 26 miliard lekë të vjetër për fushatë elektorale. Por, vendimi i që Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhit morën 4 vite më parë, ka shqetësuar jo pak  demokratët, të cilët duan garanci si do ndahen paratë  e fushatës.
“Cila është lista e partive që përfitojnë nga ky buxhet, cilat janë partitë dhe çdo parti sa përfiton nga ku buxhet?”- shtroi pyetjen deputetja Dhurata Cupi.
“Janë publike kush ka hyre në zgjedhje kush s’ka hyrë, tani mos fshihemi pas gishtit se e dimë të gjithë kush ka hyrë dhe sa vota ka marrë“- tha deputeti socialist Toni Gogu.

Por, Enkelejd Alibeaj kërkoi që për përllogaritjen e parave për partitë politike të merret për bazë pakti zgjedhor që demokratët  dhe  socialistet bënë në 2020.

“Ajo që na takon neve që bojkotuam i bie te jete zero. Neni 180 i kodit zgjedhor e ka korrigjuar atë deformim të zgjedhjeve të 2019 dhe për të përcaktuar cila do jete parti përfituese referimi nuk behet tek 2019 kur ne bojkotuam, por  ne zgjedhjet e 2015-2017“- tha deputeti Enkelejd Alibeaj.

Situata politika sot ka ka ndryshuar dhe  socialistët nuk ndajnë më të njëjtin qëndrim me demokratët.

“Ligji në nenin 88 pika 1 e kodit zgjedhor nuk thotë thjesht zgjedhje pararendëse por thotë zgjedhjet me të afërta pararendëse qe ne gjykimin tim se ka lënë KQZ pa mundësi veprimi sa i përket ndarjes se fondeve“- tha Ermonela Felaj.

Topi tashmë është në fushën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili duhet të vendose nëse do amnistojë apo jo opozitarët për “gabimin” e kryetarëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.