☁️
Tiranë 6°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 89.06 ▲1.06%
ARI 4,438 ▲0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,702 ▲ +3.8% ETH $2,149 ▲ +4.18% XRP $1.4302 ▲ +3.01% SOL $91.2600 ▲ +5.41%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 89.06 ▲1.06 % ARI 4,438 ▲0.69 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 89.06 ▲1.06 % ARI 4,438 ▲0.69 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Politika

Kushtet e Athinës, Kotzias: Mbështetje Shqipërisë, por jo me hatër

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve “AMNA” e ka quajtur tepër pozitiv dhe cilësor tekstin e konkluzioneve të presidencës sllovake të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, ku çështjet kryesore ishin integrimi i Shqipërisë, i Maqedonisë dhe i Turqisë.

Ai ka shfaqur kënaqësinë e tij për miratimin e pozicionimeve greke në lidhje me Shqipërinë, sidomos të çështjeve që lidhen me minoritetin grek dhe pronat e tij, si dhe të marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Sipas Kotzias, në kontrast me raportet e mëparshme që fokusoheshin ekskluzivisht në reformën e gjyqësorit, tashmë janë vendosur të pesta prioritetet vendimtare, si kushte thelbësore për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, si promovimi i reformës gjyqësore, lufta kundër krimit të organizuar dhe, natyrisht, respekti për pakicat.

Shqipërisë i vihet në dukje, – thekson Kotzias, – nevoja për të mbrojtur të drejtat e minoriteteve në të gjithë territorin, e jo vetëm në zonat minoritare, dhe për më tepër kjo është e lidhur për herë të parë drejtpërdrejt me të drejtat e pronës.

Kreu i diplomacisë greke ka thënë gjithashtu se është bërë një qasje e kujdesshme për sa i përket retorikave nacionaliste të muajve të fundit, duke i veçuar ato vetëm te disa elementë në qeveri dhe duke i dhënë rëndësi faktorit të fqinjësisë së mirë me Shqipërinë, për më tepër kur edhe në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë jetojnë një numër i madh shqiptarësh.

“Ne duam europianizimin e Shqipërisë dhe pranimin e saj në BE, jo duke e mbajtur me hatër, por duke respektuar kriteret e vendosuar për të gjithë”, ka thënë Kotzias, duke shtuar se “Greqia ka dëshirën e mirë dhe, kur t’i kërkohet, do të ndihmojë Shqipërinë të përmbushë këto kërkesa, duke vazhduar edhe dialogun për çështjet dypalëshe ende të pazgjidhura”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.